ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Gazet dhe lëngjet në qetësi

Gazet dhe lëngjet në qetësi

Momente të punës gjatë javës së projektit “100 vjetori I Pavarësisë” në lëndën e fizikës. Gjatë kësaj jave u ndërtua seria e makinave të thjeshta lëvizëse sipas Rube Goldberg e quajtur “Fizika nëpër vite”, në të cilën janë zbatuar disa Ligje të fizikës. Nxënësit në pesë grupe për tri ditë ndërtuan punimet e veta të cilat në fund u bashkuan dhe vepruan si një tërësi. Ditën e katërt nëpër grupe u realizuan edhe një mori miniprojektesh të cilat u prezantuan ditën e pestë: “Kubi magjik”, “Lëkundjet e lavjerrësve”, “Balona magjike”, “Qarku elektrik me një shpenzues”, “Qarku elektrik me reostat me kontakt rrëshqitës”, “Forca centrifugale në ujë”, “Rrotullimi I bandashit”, “Gramafoni këndon me tas jogurti”, “Topi I ping-pongut në hinkë”, “Qiriu dhe oksigjeni”, “Kolovajza”, “Veza magjike”.