ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Çdo ditë e re, një zhvillim i ri!

Çdo ditë e re, një zhvillim i ri!

Sot, me qëllim të avancimit të mësimdhënies online akoma më shumë javëve vijuese u realizuan dy trajnime për mësimdhënësit e shkollës përmes platformës Zoom, nga mësimdhënësi i Informatikës, Valmir Sadiku. Trajnimi i parë iu dedikua përdorimit të veglave në Google Classroom, ndërsa i dyti realizimit të mësimdhënies dhe takimeve në kohë reale në Zoom. Po ashtu në kohë reale u realizua edhe takimi i këshillit pedagogjik, i udhëhequr nga drejtoresha, ku u shpalosën informata për javët vijuese, dhe disa aplikacione për evidentimin e punës së nxënësve e të stafit.