Kishim kënaqësinë që në klasë ta kishim të pranishëm prindin e Jonës, z.Enver Sopi. Një njeri i artit që u kujdes t`ua pikturonte ditën fëmijëve në mënyrën më briliante. Gjatë kohës që qëndroi me ne, ai na foli për pikturën, për perspektivën si dhe i mësoi të vegjlit tanë se si të vizatojnë. Fëmijët ishin shumë te entuziazmuar dhe duke lëshuar pasthirrma çudie interesoheshin për çdo gjë që z.Enveri transmetonte te ta. Në fund, ai i shpërbleu me nga një ëmbëlsirë të vogël për t`ua ëmbëlsuar edhe më shumë ditën e tyre. Klasa II/3 jemi falënderues ndaj z.Enver për bashkëpunimin!