Dita e martë ishte një ditë e veçantë për nxënësit e klasës I-1. Këtë ditë të veçantë e bënë gatimet e znj. Lindita Gacaferri. Ajo për klasën e “Yjeve” kishte përgatitur me dashuri dhe përzemërsi biskota me forma të ndryshme, të cilat më pas nxënësit i modeluan ato me ngjyra dhe dekorime. Nxënësit e klasës I-1 dhe mësuesja e klasës e falënderojnë nënën e Etnës për atmosferën festive që solli në klasë dhe për kohën e ndarë me ne.