Sot në klasën tonë mirëpritëm znj. Albulena Metaj – Macula, e cila përgatiti një ëmbëlsirë dekorative sikurse pema e Vitit të Ri.
Znj. Macula, përveç atmosferës festive që solli në klasë i nxiti nxënësit të bashkëpunojnë me njëri – tjetrin gjatë përgatitjes së ëmbëlsirës. Përtej argëtimit nxënësit kujtuan edhe format gjeometrike sepse ato ishin pjesë e punës sonë e në të njëjtën kohë diskutuan edhe për kujdesin që duhet të kemi gjatë përgatitjes së ëmbëlsirave. Në këtë aktivitet u integruan pothuajse të gjitha fushat sipas Kurrikulës së vendit. Mirënjohje dhe falenderim për znj. Macula për mundin dhe kohën e ndarë. Nxënësit e klasës II-1.