Çdo ditë duke ardhur në shkollë, dëgjojmë radion në autobusin e shkollës ose në veturë të prindërve tanë. Shohim prindërit, gjyshërit duke shfletuar faqet e gazetave. Nga vjen zëri në radio? Ku është mikrofoni apo kush qëndron pas tij? Pyetje i bëjmë vetes edhe për gazetën, se kush mund të shkruaj aq shumë faqe çdo ditë. Përgjigjet për këto pyetje tashmë janë të qarta. Ne i morem këto informacione në vizitën tonë të radhës në të përditshmen “Zëri” dhe në “Radio Prishtina”. Pamë nga afër punën e gazetarëve duke shkruar lajme dhe të tjerëve që flisnin në radio. Ne, nxënësit e klasave të pesta të shkollës “ Mileniumi i Tretë” falendërojmë këto mediume për mirëpritjen e tyre. Falenderojmë nënën e shoqes sonë Reinës, znj. Kaltrina Balaj – Ejupi për organizimin e kësaj vizite.