Një ditë e veçantë dhe përplot me befasi të lezetshme, ishte padyshim sot për nxënësit e klasës I -2. Këtë befasi të këndshme dhe atraktive na e solli në klasë prindi i klasës znj. Zhaklina Blakaj përmes gatimeve të saj të veçanta. Znj. Blakaj, për nder të Festave të Fundvitit, përgatiti së bashku me nxënësit bredha dekorativë dhe biskota me çokollatë. Nxënësit gjatë gjithë kohës ishin ndihmues dhe njëkohësisht u argëtuan pa masë.
Klasa I – 2 falënderon përzemërsisht mamin e Lekës, znj. Blakaj që na krijoi atmosferë festive.