Në Ditën e Demokracisë, nxënësit zgjedhin kryesinë e re të Këshillit të Nxënësve Në kuadër të aktiviteteve të shënuara për Ditën e Demokracisë, në shkollën “Mileniumi i Tretë” u zhvilluan zgjedhjet për kryesinë e Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2026/27. Nxënësit e klasave VI–XII ushtruan të drejtën e tyre të votës përmes një procesi online, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për këtë vit shkollor. Kryesia e re e Këshillit të Nxënësve përbëhet nga: Orik Berani – Kryetar Eris Loshi – Nënkryetar Lekë Morina – Arkëtar Urime kryesisë së re dhe suksese në përfaqësimin e zërit të nxënësve!
Më shumë →







