Nxënësit e klasave të dhjeta vizituan Kuvendin e Kosovës me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Aty u pritën nga zyrtarja për Media e këtij institucioni, e cila mbajti një ligjëratë të shkurtër para nxënësve rreth çështjeve të rëndësishme si : demokracia parlamentare në Kosovë, parimet e demokracisë, demokracia si formë e jetës politike dhe shtetërore, vlerat e demokracisë etj., të cilat ngjallën interesim tek nxënësit.