Në departamentin e gjuhëve të huaja, u mbajtën dy prezantime. Mësimdhënësja Donika Idrizaj trajtoi temën “Faktorët që ndikojnë në të nxënit e gjuhes së huaj” duke ndarë me koleget njohuritë dhe përvojën e saj lidhur me ketë temë.
Mësimdhënësja Indira Ibrani prezantoi para anëtarëve të departamentit rëndësinë e bashkëhulumtimit të mësimdhënësve dhe nxënësve me qëllim të gjithpërfshirjes së dy palëve në procesin mësimor.