5 medalje në disiplinat Alpike
Në Garën Ndërkombëtare të FIS, të mbajtur në Mavrovë të Maqedonisë Veriore, shtete pjesëmarrëse ishin: Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Ukraina.
Pjesë e reprezentacionit te Kosovës ishin edhe 3 nxënës të shkollës “Mileniumi i Tretë”: Elena Hoxha, Era Deva dhe Dren Spahiu. Ata garuan në disiplinat Slalom dhe Slalom i madh.
Gara e Slalomit
Grupmoshat U14F
Elena Hoxha, vendi i dytë
Grupmoshat U16F
Era Deva, vendi i parë
Gara e Slalomit të madh
Grupmoshat U14F
Elena Hoxha, vendi i tretë
Grupmoshat U16F
Era Deva, vendi i dytë
Grupmoshat U16M
Dren Spahiu, vendi i dytë
Nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” sollën gjithsej 5 medalje për reprezentacionin e Kosovës në disiplinat Alpike.