Dy ekspozita të hapura në Galerinë Kombëtare të Tiranës ishin qëllim i vizitës që arsimtarja e Artit figurativ, Mirlinda Ramadani, organizoi ditë më parë. Ajo përzgjodhi 42 nxënës të talentuar të shkollës sonë dhe bashkë me ta morën pjesë në ekspozitën e parë të këtij dimensioni në Shqipëri – Kryeveprat e artit italian të viteve 1900. Kjo ekspozitë përmbante më shumë se 100 vepra të shkëlqyera të Galerisë së Artit Modern të Romës. Këto vepra përfaqësonin një kontribut thelbësor në historinë e artit italian të shekullit të XX. Ndërsa më pas vizituan edhe ekspozitën tjetër Kryeveprat e Artistëve shqiptarë të Renesancës dhe Periudhës së Realizmit Socialist në Shqipëri. Nxënësit u shprehën të jenë ndarë jashtëzakonisht të kënaqur me ato çfarë panë. Gjithashtu ishin shumë falënderues për mundësinë që iu dha.