ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

20 familje skamnore ndihmohen nga nxënësit e shkolles “Mileniumi i Tretë”

20 familje skamnore ndihmohen nga nxënësit e shkolles “Mileniumi i Tretë”

Ndjenja e humanitetit është gjithmonë në mesin tonë. “NGA NE PËR JU” ka qenë motoja e aksionit të sotëm humanitar të nxënësve të shkollës “Mileniumi i Tretë” të cilët përgjatë një muaji kanë punuar në mbledhjen e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje për familjet në gjendje të rënduar ekonomike.

Sot, ata kanë gëzuar njëzetë familje të cilave derë më derë iu dërguan pakot e përgatitura nga vet ata, me ndihmën e mësimdhënëses Lumnije Behrami Aliu.

Kujtojmë që shkolla “Mileniumi i Tretë” aktivitetin e bamirësisë e organizon çdo tetor në shënim të muajit të solidaritetit.