“𝐌𝐢𝐥𝐞𝐧𝐢𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐓𝐫𝐞𝐭𝐞̈” 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐢𝐣𝐞𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞𝐤𝐬𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈
Në shkollën “Mileniumi i Tretë” është mbajtur një ligjëratë e rëndësishme informuese dhe ndërgjegjësuese me temën: “Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës: Historia, e vërteta dhe rëndësia e kujtesës.”
Kjo ngjarje synoi të rrisë vetëdijen e të rinjve mbi pasojat e dhunës seksuale gjatë konfliktit, të nxisë empatinë dhe respektin ndaj të mbijetuarave, si dhe të theksojë rëndësinë e drejtësisë, kujtesës historike dhe luftës kundër stigmatizimit.
Ligjërata u mbajt nga:
• Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës;
• Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës;
• Selvi Izeti Çarkaxhiu, psikologe e QKRMT.
Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime dhe analiza profesionale që ndihmojnë në kuptimin më të thellë të traumave të luftës dhe rëndësinë e mbështetjes ndaj të
mbijetuarave.
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, nxënësit tanë realizuan edhe një mural në hapësirat e shkollës, si simbol përkujtimi dhe sensibilizimi.
Po ashtu, u theksua me krenari se Dora Sylejmani, nxënëse e shkollës, është përzgjedhur finaliste nga UNDP me pikturën e saj “Heshtje”, e cila trajton pikërisht këtë kauzë të rëndësishme.
Ngjarja u vlerësua si një hap esencial në edukimin e të rinjve, forcimin e vetëdijes shoqërore dhe nderimin e të vërtetave historike.

