ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

15 SHTATORI, DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË

15 SHTATORI, DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË

Të rinjtë kanë nevojë t’i kuptojnë  sa më drejt parimet dhe vlerat e demokracisë se janë e ardhmja e vendit, andaj, sot me nxënësit e klasave të 10-ta, gjatë orëve të historisë dhe të edukatës qytetare, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, z. Rinor Beka, përfaqësues i Institutit Kombëtar për Demokraci, mbajti një ligjëratë në ambientet e KEC-it (Qendra për Arsim e Kosovës).

Çështjet që u prezantuan ishin të larmishme, si: parimet e demokracisë, demokracia si formë e jetës politike dhe shtetërore, vlerat e demokracisë, demokracia parlamentare, qeverisja demokratike e shkollës etj., të cilat ngjallën interesim tek nxënësit, kështu që shumë shpejt ligjërata u kthye në bashkëbisedim mes nxënësve dhe ligjëruesit.

Çështja që rrëmbeu më shumë vëmendjen e nxënësve dhe nxiti debatin ishte ajo lidhur me të drejtën e votës në moshën 16 vjeçare. Argumentet e nxënësve për uljen e moshës për të pasur të drejtën e votës ishin aq bindëse, sa që të ngjallën entuziazëm e  krenari. Prandaj, jemi të bindur se do të jetë e ndritur e ardhmja dhe demokracia e vendit tonë!