Tuesday, 11 December, 2018

Projektet modulare – Profesionet

Në kuadër të projekteve modulare infermierja e shkollës Fexhirje Shehu ligjëroi për temën profesionet. Ndër të tjera, infermierja e shkollës shpjegoi se si reagohet në situata emergjente, cili është numri për thirrje emergjente për të gjitha rajonet dhe për kryeqytetin e Prishtinës dhe si duhet t’i japim dikujt ndihmën e parë derisa të mbërrijë ambulanca.

Nxënësit u njohën për së afërmi me kutinë e ndihmës së shpejtë. Infermierja demonstroi se si përdoren pajisjet emergjente, si matet tensioni dhe si duhet të reagojmë kur dikujt i bie apo i ngritet tensioni.

Po ashtu, këshilla të shumta morën nxënësit e dy klasave të V- ta, të cilët e falënderojnë përzemërsisht infermieren e shkollës, znj. Fexhrije Shehu.