ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

REFLEKTIM DHE DISKUTIM RRETH KKK-SË

REFLEKTIM DHE DISKUTIM RRETH KKK-SË

Gjatë vitit shkollor 2017/18, në shkollën “Mileniumi i Tretë”, respektivisht, në klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta është punuar me kurrikulën e re, andaj, sot më 9 korrik 2018, mësimdhënësit e shkollës përmes një punëtorie, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Kastrati, reflektuan dhe diskutuan rreth dy çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj kurrikule:

  1. Rezultatet e të nxënit për kompetencë gjatë orës mësimore (me fokus RNK-të të cilat ndërlidhen me kërkesat e PISA-s)
  2. Vlerësimi i nxënësve sipas kurrikulës së re (me fokus instrumentet e vlerësimit).

Nga kjo punëtori dolën në pah jo vetëm arritjet por edhe detyrat që duhet të përmbushen nga mësimdhënësit gjatë vitit të ri shkollor, 2018/2019.