Sunday, 24 June, 2018

Sa e rrezikon përdorimi i substancave narkotike njeriun?

Më datën 23 tetor 2014, në kuadër të lëndës “Innovation & Creativity” u realizua një ligjëratë vetëdijesuese nga përfaqësuesit e OJQ-së “Labyrinth” që prezantuan para më shumë se 50 nxënësve të shkollës “Mileniumi i Tretë” mbi rrezikun nga përdorimi i drogës. Znj. Elin Zeneli, punëtore sociale me qëndrim në Suedi dhe Z. Vigan Behluli, psikolog klinik, shpalosën para nxënësve të interesuar një historik të shkurtër mbi organizatën Labyrinthi, ndikimin që ka në organizëm përdorimi i substancave të vartësisë si dhe ofruan një gamë të aktiviteteve që të rinjtë mund t’i ndërmarrin me qëllim të parandalimit të përdorimit të drogës.

Gjatë prezantimit gjithashtu u shpalosën edhe mënyrat se si nxënësit/ të rinjtë mund të ndihmojnë që moshatarët e tyre të mos bien pre e përdorimit të substancave të vartësisë. Nxënësit me interesim të veçantë e përcollën prezantimin i cili zgjati 1 orë e gjysmë. Përgjatë tërë kohës, nxënësit parashtruan pyetje dhe komente lidhur me temën e prezantuar. Ky akvitivitet është në vazhdën e angazhimeve që shkolla “Mileniumi i Tretë” ndërmerr që nxënësit e vet të marrin aftësi të përgjithshme praktike për jetën.

Sa e rrezikon përdorimi i substancave narkotike njeriun? Sa e rrezikon përdorimi i substancave narkotike njeriun? Sa e rrezikon përdorimi i substancave narkotike njeriun? Sa e rrezikon përdorimi i substancave narkotike njeriun?

IMG_0289.JPG