Monday, 23 October, 2017

Të gatshëm për testin elektronik të maturës

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për pilotimin e testit të maturës në formë elektronike, shkolla jonë ka siguruar të gjtha pajisjet e nevojshme, bashkë me angazhimin profesional të mësimdhënësit të Informatikës dhe ka bërë të gjtha përgatitjet e mundshme për mbajtjen e testit elektronik të maturës.

Pikërisht, sot është testuar ecuria e këtij procesi me klasat e  dymbëdhjeta, proces, i cili është inspektuar nga përfaqësues të MASht-it.

Me pilotimin e këtij procesi është vlerësuar që shkolla është më se gatshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të testit elektronik të maturës.