Friday, 24 November, 2017

Vizitë e klasave të pesta në Arkivin Shtetëror të Kosovës

Nxënësit e klasave të pesta, sivjet për herë të parë kanë filluar të mësojnë lëndën e Historisë. Në kuadër të kësaj lënde, nxënësit kanë mësuar edhe për llojet e burimeve, në të cilat mbështeten historianët për shkrimin e historisë. Një lloj i këtyre burimeve janë burimet e shkruara (dokumentet), të cilat ruhen nëpër arkiva. Prandaj sot, u realizua vizita në Arkivin Shtetëror të Kosovës (departamentin e hulumtimit, ruajtjes, restaurimit, konservimit dhe digjitalizimit të dokumenteve). Nxënësit u pritën nga Drejtori i këtij institucioni, Z. Ruzhdi Panxha dhe anëtarë të tjerë të stafit, të cilët me përkushtim të madh ju dhanë nxënësve sqarime dhe informacione shumë të vlefshme, andaj u jemi shumë mirënjohës.