Saturday, 20 October, 2018

Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës

Dita Botërore e Vezës festohet çdo vit, të premten e dytë të muajit tetor. Në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme në shumë vende të botës, për të shënjuar vlerat ushqyese që kanë vezët. Për nder të kësaj dite, të premten me datë 10.10.2014, në shkollën tonë u shënjua kjo ditë.

Që nga ora e parë, mësimdhënësit, në orët mësimore ndërlidhen aktivitete të ndryshme për promovimin e vlerave ushqyese të vezëve, d.m.th. në funksion të kësaj teme.

Pasdite, në kohën e klubeve, aktivitetet u organizuan në formë të lojërave të ndryshme, në të cilat u përfshinë nxënësit e klasave 1-8, sipas këtij orari:

  • Klasat 1-3 prej 10. 30 – 12. 00
  • Klasat 4-5 prej 13. 00 – 14. 00
  • Klasat 6-8 prej 14. 15 – 15. 30

Lojërat u mbajtën në fushën e hapur të sportit, në një frymë garuese në mes të paraleleve dhe në përkujdesjen e mësimdhënësve.

Garën e filluan grupi më i ri në moshë, ndërsa klasat tjera përcollën garën interesante, në frymën e muzikës, që zhvillohej me duartrokitje e entuziazëm. Në këto lojëra ishin gjithëpërfshirës nxënësit të ndarë në grupe për secilën lojë. U luajtën mjaft lojë interesante si Loja me lugë dhe me vezë, Vallëzimi me vezë – 5 çifte, Kapja e vezës, Foleja e vezës dhe Kush e shtyn vezën më së shpejti në cak.

Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës Aktivitete vetëdijesimi e lojëra për Ditën Botërore të Vezës