Friday, 24 November, 2017

Ekskursioni në Shqipëri, me klasat e pesta

Në kuadër të shumë aktiviteteve shkollore, klasat e  pesta ishin në ekskursion treditor në Shqipëri. Gjatë ekskursionit u realizuan vizita dhe aktivitete të ndryshme. Në ditën e parë të ekskursionit, u bë nisja për në Shqipëri, dhe ndalesa për vizitë në Shkodër. Aty, u vizitua Kalaja e Rozafatit dhe Muzeu i  Kalasë e pastaj rruga u vazhdua për në Durrës ku edhe është bërë vendosja në resort. Më vonë janë realizuar lojëra të ndryshme në pishinë dhe në hapësirat e ndara për sport. Në ditën e dytë, nxënësit vizituan qytetin e vjetër të Krujës dhe muzeun dhe në mbrëmje u mbajt mbrëmja e mini-maturës. Në ditën e tretë, po ashtu u realizuan lojëra të ndryshme dhe aktivitete në pishinën dhe në hapësirat e resortit.

Le të jetë ky ekskursion një kujtim i bukur i fëmijëve të klasës së pestë, për të cilin do ta kthejnë kokën pas me nostalgji.

IMG_6061 IMG_6062 IMG_6066 IMG_6068 IMG_6073 IMG_6086 IMG_6097 IMG_6107 IMG_6116 IMG_6141 IMG_6155 IMG_6158 IMG_6159 IMG_6160 IMG_6163 IMG_6166 IMG_6170 IMG_6183 IMG_6222 IMG_6225 IMG_6242 IMG_6257