ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

NXËNËSJA E SHKOLLËS ”MILENIUMI I TRETË’’ LEONA REXHEPI TRIUMFON EDHE NË SHBA – FITON MEDALJE TALENTI NË BASKETBOLL

NXËNËSJA E SHKOLLËS ”MILENIUMI I TRETË’’ LEONA REXHEPI TRIUMFON EDHE NË SHBA – FITON MEDALJE TALENTI NË BASKETBOLL

Leona Rexhepi është nxënëse e klasës XI/2, dhe njëkohësisht merret me sportin e basketbollit. Ushtron në klubin e basketbollit ”Sigal’’ Prishtina, në ligën e parë kosovare. Leona rrëfen për pjesëmarrjen e saj në shumë takime miqësore në vende të ndryshme në të cilat zgjeroi rrjetin e shoqërisë dhe zhvillimin e saj sportiv edhe jashtë Kosovës. Pas takimit me basketbollistet nga shumë vende të Evropës në kampin ,”George’’ në Montenegro këto ditë të fundvitit është ftuar mysafire speciale për të luajtur së bashku në klubin e vajzave të basketbollit në shkollën St.John’s College High School në Washington DC. Trajneri, Jonathan Sribner e ka vlerësuar lart talentin e Leonës dhe i ka propozuar të vazhdojë shkollimin në atë shkollë, njëkohësisht të luajë për klubin e tyre, mirëpo Leona na thotë me modesti: “Do ta përfundoj shkollimin e mesëm në shkollën time ”Mileniumi i Tretë’’ e pastaj do të vazhdoj mësimet dhe aktivitetet sportive në SHBA. Në pyetjen se sa është e kënaqur me të arriturat personale në basketboll, Leona shton: “E kënaqur s’mund të them që jam shumë. Sportisti kënaqet shumë rrallë, por sigurisht që kam arritur objektivat që ia kisha vënë vetes, ndaj dhe u ktheva në Prishtinë me MEDALJE TALENTI. Angazhimi i saj i vetëmohimtë i bën krenarë jo vetëm familjen e shoqërinë e Leonës, por edhe shkollën ku ajo ndjek mësimet e rregullta. Suksese Leona në rrugëtimin tënd sportiv! leona_1 leona2