Friday, 24 November, 2017

Shoqja jonë altruiste, Lisa Mehmeti – Nxënësja fituese e muajit

Urtësia sundon botën. E tillë është edhe Lisa Mehmeti, nxënëse e klasës VIII-1. Ajo me sjelljet dhe shprehitë e saj është modeli më i mirë i suksesit dhe të qenit nxënëse shembullore. Këto virtyte i ka të kultivuara me punë të përditshme, të cilat kanë rrënjë të forta, të shëndosha e të dobishme edhe për klasën.

Dhe, klasa bashkë me kujdestaren e kanë  shpërblyer duke e zgjedhur nxënësen e muajit në klasë. Lisa është shembull edhe për klasat e tjera. Është altruiste e pashoq dhe bashkëpunëtore e vërtetë.

Kjo është Lisa, shoqja jonë e klasës, shoqja fituese! Ne i gëzohemi pa masë dhe e përgëzojmë për sukseset e saj!