Sunday, 22 October, 2017

ACES 2012/13 “Reality Check – How we perceive and construct the world through media”

Shkolla “Mileniumi i Tretë” për herë të dytë u bë pjesë e ACES “Academy for Central European Schools” ku u përzgjodh në mesin e 44 projekteve nga 174 sa ishin gjithsej. Tema e ciklit aces 2012/13 është “Reality Check – How we perceive and construct the world through media”.

Këtë vit shkolla jonë si partnere do të ketë shkollën “Danilo Kis” nga Mali i Zi, si dhe shkollën “Vay Ádám” nga Hungaria.

Nxënësit e këtyre tri shkollave do të implementojnë projektin me titull “Media Hypnosis” gjatë gjashtë muajve. Ky projekt iu mundëson nxënësve të analizojnë mediat dhe t’i krahasojnë rezultatet me dy shtetet tjera si dhe të prodhojnë forma të ndryshme të mediave.
Vazhdim
Projektet e ndryshme ndërkombetare, janë ato që më së miri e mundësojnë gërshetimin e ideve të ndryshme multi-kulturore rreth një teme të caktuar, me qëllim të paraqitjes së asaj teme në formë prezentimi. Pjesëmarrja e shkollës sonë në këto projekte ndërkombëtare, gjithmonë është vlerësuar tejet motivuese për nxënësit dhe në të njejtën kohë e ka veçuar atë nga shkollat tjera. Në kuadër të këtij viti shkollor, “Mileniumi i Tretë” u përzgjodh si shkollë fituese me të drejtë koordinimi te projektit për të dytën herë, në projektin e organizatës ACES (Academy of Central European Schools). Qëllimi kryesor i kësaj organizate është që të bëhemi pjesë e rëndësishme e një vizioni të përbashkët, gjë që rezulton në ndërtimin e marrëdhënieve sa më të mira me shtetet tjera.

Tema e konkursit të projektit ACES 2012/2013, është “Perceptimi dhe ndërtimi i botës përmes mediave”. Janë 107 shkolla pjesëmarrëse nga e gjithë Evropa, prej 15 shteteve partnere, që do t’i realizojnë 44 projekte te ndryshme lidhur me temën e lartpërmendur. Për fazën e zbatimit të projektit (shtator 2012 – mars 2013), organizohen gjithsej dy mbledhje ndërkombëtare, me delegacionet e shkollave të projekteve fituese, mbledhje këto që i sigurojnë pjesëmarrësve bashkëpunimin dhe vlerësimin e duhur rreth temës së tyre. Si qendër e mbajtjes së këtyre mbledhjeve, u përzgjodh Lashko – qytet në lindje të Sllovenisë.

Mbledhja e parë (Kick-Off Meeting), ku bëhet takimi i nxënësve dhe mësimdhënësve për diskutime rreth realizimit të projektit, u mbajt më datën 23 – 28 shtator. Përfaqësueset e projektit nga shkolla jonë, Krenare Lleshi – mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe Trina Ukmata – nxënëse e shkollës së mesme, e vlerësuan këtë mbledhje si një eksperiencë të paharruar, diçka që ka ndikuar në zgjerimin e diapazonit të njohurive rreth rolit që luajnë mediat në jetën tonë; ofrimi i qasjeve të panumërta ndaj informacionit, mënyrat e ndryshme të perceptimit të tij, mirëpo që bartin edhe rrezikun e manipulimit.

Bashkëpunimi është çelës për një realizim sa më të suksesshëm të punës. Kështu, më datën 1 – 3 tetor, shkolla jonë me dy shkollat partnere nga Mali i Zi dhe Hungaria, u takuam në qytetin e Budvës, në mënyrë që personat përfaqësues të secilës shkollë ta ndanin eksperiencën e tyre në ACES me pjesëmarrësit tjerë. Në kuadër të këtij takimi, përpos mundësisë që patën nxënësit të njoftoheshin mes vete përmes aktiviteteve të ndryshme, edhe mësuan diçka të re mbi zhvillimin e një mendimi më kritik ndaj mediave – si një lloj parapërgatitje për fazën parësore të krijimit të projektit. Për ta bërë vizitën sa më atraktive, njëri prej takimeve u mbajt edhe në plazhë buzë detit, gjë kjo që i motivoi të gjithë pjesëmarrësit të angazhoheshin edhe më shumë në diskutimet që u bënë gjatë takimit.

ACES ACESACES ACES

Ashtu si u përmend edhe më lart, shkolla jonë është në partneritet me shkollën “Jusmus” nga Mali i Zi dhe “Vay Adam” nga Hungaria, për realizimin e projektit me temë “Media Hypnoses” (“Hipnotizimi nga mediat”). Nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës nga të trija shkollat do të vazhdojnë të jenë kohë pas kohe në kontakt, që të kenë mundësi t’i ndajnë me njëri-tjetrin mendimet dhe punën e tyre të palodhshme deri në mbledhjen finale të radhës në Slloveni, për përzgjedhjen e projekteve fituese 2012/2013.

Udhëheqës të projektit:

  • Krenare Lleshi
  • Valmir Sadiku
  • Fitore Hoxha

ACES 2011/12 “Building Bridges in Societies – volunteer in your communities!”

ACES – “Academy for Central European Schools” e cila është iniciativë e ERSTE Foundation çdo vit inkurajon projektet për bashkëpunim në mes të Shkollave të vendeve të Evropës Qendrore. Kjo me qëllim për të mbështetur themelimin e rrjetit të shkollave të Evropës Qendrore, duke qenë të bindur se edukimi kontribuon në mënyrë thelbësore ne procesin e integrimit evropian dhe po ashtu në promovimin e qytetërimit evropian.

Këtë vit ACES promovon punën vullnetare përmes temës së përgjithshme “Building Bridges in Societies – volunteer in your communities!” (“Krijimi Urave Miqësore – puna vullnetare në komunitetin tuaj!”

ACESACES

hkolla “Mileniumi i Tretë” si koordinatore në bashkëpunim me shkollën “Albanët” nga Shqipëria këtë vit u bënë pjesë e këtij projekti, ku pas dorëzimit të projektet propozimit u përzgjodh në mesin e 43 shkollave nga gjithsej 132 shkolla që kishin aplikuar.

Nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me arsimtarët bartëse të projektit, zgjodhën temën “No Boundaries” (Pa Kufij). Gjatë këtij viti nxënësit e këtyre shkollave do të punojnë me fëmijët e SOS Fshatit në mënyrë që të përgatisin dhe aftësojnë fëmijët që të punojnë në mësimin e bazuar në projekt. Puna do të realizohet në formë të klubeve të cilat do të udhëhiqen nga vetë nxënësit. Projekti është ndarë në gjashtë klube:

    1. The Language Club (Albanian and English; journalism, creative writing; reading and debating) — Klubi i Gjuhëve (Gjuhe shqipe dhe angleze; gazetari; shkrim kreativ; lexim dhe debat)
    2. The Natural Sciences Club (Maths; Physics; Biology; Chemistry) — Klubi i Shkencave Natyrore (Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi)
    3. The Social Sciences Club (History; Geography and Civic Education) — Klubi i Shkencave Shoqërore (Histori; Gjeografi dhe Edukatë Qytetare)
    4. The ICT Club (using Information Technology for research) — Klubi i TIK (Përdorimi i Teknologjisë për hulumtim)The Arts Club (music; panting; crafts) — Klubi i Artit (muzikë, vizatim; punë dore)
    5. The Sports Club (playing and competing in different sports) — Klubi i Sportit (lojëra dhe gara ne sporte të ndryshme).

Implementimi i këtij projekti fillon me një Punëtori e cila i njofton nxënësit e shkollave “Mileniumi i Tretë” dhe “Albanët” në lidhje me metodat të cilat përdoren gjatë punës me nxënës dhe po ashtu shërben si pikëtakim për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm për implementimin sa më të mirë të projektit.

http://www.aces.or.at

Vazhdim

Aktivitetet e organizuara të shtunave për fëmijët e “SOS Fshatit” në kuadër të projektit “No Boundaries” tashmë kanë përfunduar.

Përgjatë gjashtë muajve prej kur filloi puna e klubeve, nxënësit pjesëmarrës të shkollës tonë arritën që të kalojnë ditë shumë te bukura e me përplot aktivitete me fëmijët e “SOS Fshatit”.

Pas përfundimit të punës së klubeve, vizitës në shkollën partnere në Tiranë “Albanët”, u organizua edhe takimi i fundit me fëmijët nga “SOS Fshati”, ku krahas lojërave dhe aktiviteteve të tjera, arritëm të marrim edhe vlerësimin dhe të ndajmë përvojat, të cilat i kaluam bashkë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjatë këtyre ditëve arsimtarja bartëse e këtij projekti, Krenare Lleshi, së bashku me dy nxënëset pjesëmarrëse në këtë projekt, Patrisa Pruthi dhe Arrita Rezniqi do të udhëtojnë drejt Sllovakisë dhe do të marrin pjesë në “Akademinë ACES”. Në këtë akademi do të prezantohen të gjitha projektet pjesëmarrëse, do të mbahet punëtoria një ditore si dhe ceremonia përmbyllëse.

ACES ACES ACES ACES ACES ACES ACES ACES ACES

Koordinatore: Krenare Lleshi

Arsimtaret bartese te projektit: Fitore Hoxha dhe Vjollca Shahini

Nxenesit pjesemarres ne projekt:

  • Arrita Rezniqi
  • Mirjeta Fejzullahu
  • Donike Lila
  • Rita Llapashtica
  • Sharr Rezniqi
  • Hana Bacaj
  • Vesa Bashota
  • Fjoralba Krapi
  • Festa Isufi
  • Lurtim Llapashtica
  • Patrisa Pruthi
  • Leke Gjurgjiali
  • Andi Spahiu
  • Betim Bryma
  • Arjan Ajdari