Sunday, 24 June, 2018

Aktivitet, atraksion, argëtim, në ditën e parë të mësimit në ‘M3’

Dita e parë e mësimit është ditë e veçantë për nxënësit, sidomos për kolopuçët e klasës së parë. Pas njohjes me njëri-tjetrin dhe me mësueset, nxënësit e vegjël zhvilluan aktivitete dhe lojëra të ndryshme në klasë. Ndërsa klasat e dyta, të tretat, të katërtat dhe të pestat dolën në hapësirat e shkollës, ku ishin formuar 16 stacione, në të cilat do të zhvilloheshin aktivitetet e planifikuara mirë nga mësimdhënësit organizues.

Nga stacioni në stacion, do të garonin nxënësit e secilës gjeneratë. Në secilin stacion priste nga një mësimdhënës, që u jepte nxënësve udhëzime të qarta para se të fillonin lojën. Përmes lojës, fëmijët dukej se po kënaqeshin, me aktivitete të ndryshme të përshtatshme për moshën e tyre.

Edhe klasat e gjashta deri në të nëntën u bënë pjesë aktive e këtyre aktiviteteve, mirëpo ata me lojëra më të vështira do të sfidoheshin më shumë. Ndërsa, nxënësit e shkollës së mesme të lartë ishin pjesë aktive e organizimit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve. Ata u kujdesën edhe për muzikën ritmike, e cila dëgjohej dhe përshtatej me ritmin e zhvillimit të aktiviteteve.

Loja me thasë, loja me litar, me top pingpongu, gjuajta e penalltive në futboll, gjuajta e lirë në basketboll, tërheqja e litarit nga dy grupe, loja me rrathë ishin lojërat, që u luajtën nga secila klasë të ndarë në grupe dhe stacione përkatëse.

Fotografitë pasqyrojnë më së miri organizimin, aktivitetet dhe kënaqësinë e nxënësve në ditën e parë të mësimit.

 

IMG_9904 IMG_9900 IMG_9835 IMG_2993 IMG_2990 IMG_1749 IMG_1743 IMG_1739 DSC_0195 DSC_0193 DSC_0178 DSC_0106 DSC_0103 DSC_0070 DSC_0062 DSC_0055 DSC_0046 DSC_0043 DSC_0034 DSC_0025 DSC_0020 DSC_0019 DSC_0019(2) DSC_0017 DSC_0017(2)