Tuesday, 11 December, 2018

Kultivojmë aftësitë gjuhësore

Analiza morfologjike dhe sintaksore e fjalisë

Asnjëherë më mirë nuk i kemi përforcuar njohuritë gjuhësore, se sa tash kur analizojmë funksionin  e tyre. Këto njohuri përfshijnë renditjen e  fjalëve në fjali, lëvizjen e tyre në fjali dhe funksionin, që marrin klasat gramatikore në fjali.

Dhe, orët e analizës morfologjike dhe sintaksore mezi i presim, radhën për të dalë në tabelë dhe për të analizuar fjali. Sa herë kemi vështirësi kërkojmë ndihmën e shokëve të klasës, të cilët në të njëjtën kohë analizojnë fjalitë në fletoret e tyre.  Mësimdhënësit e Gjuhës shqipe na qëndrojnë afër kur ne mund të gabojmë ose kemi dilema për ndonjë çështje të caktuar.

Porositë e mësimdhënësve të Gjuhës shqipe na janë të qarta se kjo metodologji dhe praktikë e punës,  jo vetëm që është mënyra më e lehtë për  ta mësuar gramatikën, por edhe mundësia më e mirë që t’i përforcojmë njohuritë dhe ta njohim më thellë mënyrën e funksionimit të fjalëve në fjali, duke i gërshetuar edhe me njohuritë tjera gjuhësore e letrare.

Pra, me zotërimin e mirë të rregullave drejtshkrimore, me kulturën e shkrimit, të cilën do të vazhdojmë ta kultivojmë përmes leximit të veprave letrare dhe me njohjen e teksteve letrare dhe strukturimin e tyre, synojmë të jemi shkrues dhe folës sa më të mirë të gjuhës sonë.

Është gjuha jonë e bukur dhe ne jemi me fat për lashtësinë dhe fuqinë e saj.

1-g 2-g 3-g 4-g (1) 4-g 5-g 7-g 8-g