Monday, 20 November, 2017

Të rinjtë, edukimi dhe media

Jo gjithherë  projektet prezantohen  njëjtë. Kësaj here, në lëndën e Gjuhës Shqipe pas  një javë  pune , prezantimi u realizua ne praninë e medieve.

Nxënësit e drejtimit shoqëror të  klasës X/2 në orën e Gjuhës shqipe në njërin nga debatet e zhvilluara në klasë me temën :’’A më mirë me qenë i famshëm apo i pavdekshëm?”,iu lindi ideja  për televizorin dhe emisionet televizive. Kjo temë i nxiti për projektin :’’Unë dhe televizori ,ne në televizion’’  i cili i shtyri të bëhen  më kreativë.

Diskutimi i parë filloi me idenë :Ku ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?

Ne , të rinjtë çdo ditë e më shumë ,bazuar në statistika,  po i ikim qëndrimit pranë televizorit. A thua , pse?

Disa nga përgjigjet e bashkëmoshatareve të tyre  ishin:

  • Janë politizuar 
  • Temat e debateve nuk janë për moshat tona .
  • Personaliteti jonë  duhet të ndërtohet me tipare pozitive njerëzore,  jo me sharje e fyerje.
  • Kërkojmë emisione kreative, debate me tema që prekin realitetin e bashkëmoshatareve tanë. A është e mundur?
  • Ne në televizion. 

Prezantimi i projektit u realizua në praninë e medies  .Më pas u ftuan dy nxënës të jenë mysafirë në emisionin e drejtpërdrejtë  :’’Të rinjtë ,edukimi dhe media’’

Faleminderit stafit të televizionit Tribuna që nxënësve  ëndrrën ua bënë realitet.

IMG_9300 IMG_9301 IMG_9302 IMG_9305