Friday, 24 November, 2017

Veshjet-udhëtimi i tyre në kohë, nga tradicionalja në moderne

Të gjithë ne kemi një stil unik që na dallon nga të tjerët. Mënyra e veshjes tonë dallonë nga paraardhësit tanë. Në kohët e mëhershme njerëzit nuk kanë pasur kushte të mira ekonomike, dhe është dashur të vishen me lëkurë të kafshëve. Por me zhvillimin njerëzorë edhe kushtet kanë filluar të përmirësohen, bashkë me kushte edhe veshja e njeriut ka ardhur në perfeksion. Veshja dallon nga një vend në vendin tjetër. Çdo vend e ka një veshje tradicionale që e bënë atë më të veçantë. Gjithashtu secila veshje e ka një emër. Por veshjen tradicionale të cilën njerëzit e shfrytëzojnë për nevoja të ndryshme, nuk mund ta veshin gjatë gjithë kohës, njërëzit në këtë kohë i përshtatin rrobat e tyre vendit ku punojnë, shkollës, apo institucioneve përkatëse. Këto informata mjaft më rëndësi u’a dha nëna e nxënësit të klasës II-1 Amar Dërguti, z. Veronika u foli fëmijëvë me një entuziasëm të madh për veshjet e mëhershme, dhe veshjet moderne. Fëmijët gjithashtu patën rastin të shohin disa nga veshjet e vendeve të ndryshme, dhe mësuan emrat e atyre veshjeve.

Klasa II-1 falënderon z.Veronika Dërguti për ligjeratën e mbajtur.

IMG_2261 IMG_2270 IMG_2283 IMG_2297 IMG_2300 IMG_2306 IMG_2335