Friday, 24 November, 2017

Kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi vizitoi sot shkollën “Mileniumi i Tretë”

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ishte për një vizitë diskutimi në Shkollën Jopublike “Mileniumi i Tretë. Ajo u takua me nxënës  të Ciklit të Ulët,  para të cilëve rrëfeu çdo gjë që lidhej me të arriturat e saj në xhudo. Nxënësit, të motivuar nga suksesi i Majlindës, nuk reshten së pyeturi lidhur me aktivitetin e saj që nga fëmijëria e deri te marrja e titullit botëror.

E para e botës në xhudo,  përveç tjerash tha se “ Secili nga ju mund të arrijë me përkushtim dhe besim ”.  Kelmendi shpalosi sfidat nga më të ndryshme deri te fitorja e 29 medaljeve të arit, 8 të argjendta dhe 9  medalje të bronzta.

Për nder  të saj, nxënësit e shkollës shfaqën një program artistik, ndërsa drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila, e përgëzoi për suksesin dhe e falënderoi për kohën që ndau për të qenë pjesë e diskutimit me nxënës.

Ky aktivitet është në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera që shkolla organizon, qoftë në formë të debateve, po ashtu edhe të vetëdijesimit të nxënësve për të arriturat e njerëzve të suksesshëm.

Vizita u realizua me ndihmën e z. Fisnik Deçani, prind i shkollës.

DSC_7791 DSC_7793 DSC_7799 DSC_7802 DSC_7804 DSC_7812 DSC_7815 DSC_7818 DSC_7823 IMG_7786 IMG_7796 IMG_7798 IMG_7801 IMG_7819 IMG_7827 IMG_7831 IMG_7836 IMG_7838 IMG_7845 IMG_7848