Monday, 15 October, 2018

Viona, vajza me pasion të madh për leximin

viona  (1)Kush më mirë se libri flet për gjuhën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit?! Këtë gjuhë, me shumë pasion është duke e kultivuar brenda vetes Viona Reçica, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Sepse ajo lexon shumë dhe lexon me pasion. Ndonëse vetëm 10-vjeçare, gjatë dy muajve të pushimit veror ka lexuar mbi 20 tituj librash me tematikë të ndryshme. Më poshtë Viona shpalos diçka nga lista e saj e kësaj vere. Edhe në Ditën Ndërkombëtare në Shkrim-Leximit, gjatë muajit shtator, ajo prezantoi para shokëve e shoqeve të klasës, duke i nxituar ata ta duan edhe më fort leximin.

 

Leximtares sonë i urojmë suksese në rrugën e saj!

 

  1. SHTËPIA ME SHTATË ÇATI

Nathaniel Horn

Diçka për librin: Gjëja më e bukur gjatë leximit të këtij libri është emocioni. Libri është shumë interesant dhe i mistershëm.

  1. TOKA E MIRË

Përl S. Bak

Diçka për librin: Ky libër na mëson shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe sakrificat që duhet të bëjmë.

  1. LEGJENDAT E XHINDIT PAK

Rudjard Kipling

Diçka për librin: Ky libër na zhvillon imagjinatën. Përmbajtja dhe gjuha e librit është magjike.

  1. MBRETËRESHA

Jacqueline Wilson

Diçka për librin: Ajo çka më ka pëlqyer më së shumti për librin është se na tregon se ka gjëra të mira e të këqija në jetë, mirëpo libri jep mesazhin se kurrë nuk duhet të humbim shpresat se do të bëhet mirë.

  1. DITARI I ALISËS 1

Sylvie Louis

Diçka për librin: Ky është një  libër me temë për problemet e përditshme të çdo personi. Vetë thjeshtësia e tij e bën të veçantë.

  1. DITARI I ALISËS 2

Sylvie Louis

Diçka për librin: Ky është libri i dytë i një serie librash, i cili është i ngjashëm me librin e parë, përveçse këtu ngjarjet bëhen më të komplikuara shumë gjëra ndryshojnë në jetën e personazheve.

  1. E FSHEHTA E UNAZËS PREJ RUBINI

Yvonne MacGrory

Diçka për librin: “Ne kemi lindur të jemi realë, jo perfektë.” Pikërisht ky është mësimi që na jep ky libër, i cili na shfaqë të kaluarën e njerëzve dhe mënyrën e jetesës së tyre.

  1. MOTRA IME ËSHTË DJALLI VET

Martha Heesen

Diçka për librin: Kjo histori e mbushur me dramë e komedi na bën të kuptojmë se pavarësisht ndodhive të pakëndshme e gabimeve tona, familja nuk do të të braktisë kurrë.

  1. SKËNDERBEU – JETA DHE VEPRA

Kristo Frashëri

Diçka për librin: Ky libër na tregon më shumë për heroin tonë, Skënderbe. Besoj që në të ardhmen do të na duhen këto informacione të vlefshme që sjell autori.

  1. DAVID KOPERFILDI

Charles Dickens

Diçka për librin: Ky libër është shumë i bukur, i dhimbshëm e dramatik që të jep një emocion të papërshkrueshëm.

 

  1. SILENCE

Natasha Preston

Diçka për librin: Ky libër është një ndër librat më të mirë që kam lexuar ndonjëherë. I mbushur me shaka, dramë, aventurë na bën të dashurohemi me librin.

 

  1. THE UNDERWORLD

Jessica Sorensen

Diçka për librin: Derisa “Silence” na bën medoemos ta duam librin, “The Underworld” na mrekullon duke e lexuar. Për mua ky libër përbën kryevepër.

 

  1. THE TIME TRILOGY

Madeleine L’Engle

Diçka për librin: Ky libër me të vërtetë të ndihmon të kuptosh më mirë botën.

 

  1. THE ËISHING PEARL

Nicole O’Dell

Diçka për librin: Ky libër trajton tema e probleme të mëdha të cilat me të vërtetë janë të këqija. Ne udhëtojmë me Olivian në jetën e saj të mbushur me plot të papritura.

 

  1. THE QUEEN OF ËOLVES

Douglas Clegg

Diçka për librin: Kur një vajzë dhe shoku i saj ndërrojnë vendbanimin, ata ndeshen me aventura të papërshkrueshme. Me të vërtetë ky libër na mëson se ç’është jeta.

 

  1. SHTEGU I ORIGONIT

Frensis Parkman

Diçka për librin: I mbushur me aventura, ky libër na mëson se si të mbijetojmë në një botë të egër.

 

  1. HOW TO BE A PIRATE

Cressida Cowell

Diçka për librin: Ky libër është i mbushur me shaka dhe aventurë. Me të vërtetë që do të kënaqeni duke e lexuar!

 

  1. SHQETËSIMET E MIQËSISË – GUIDË IDEALE PËR VAJZAT

Anonim

Diçka për librin: Ky libër është i mrekullueshëm. Sidomos kur lexohet në këtë moshë që po rritemi e kur po ndryshojmë pak nga pak.

 

  1. LULJA E ZEMRËS

Mujë S. Berisha

Diçka për librin: Shprehja poetike, vargu i mbushur me jetë të mbushë emocionalisht kur lexon këtë libër.

 

  1. VAMPIRI I VOGËL (SURPRIZË KRISHTLINDJESH)

Angela Zomer-Bodenburg

Diçka për librin: Ky libër na kujton se pavarësisht se nga jemi, si jemi apo si dukemi, duhet ta pranojmë e ta duam njëri-tjetrin.

 

  1. THE MAZE RUNNER

James Dashner

Diçka për librin: Ky libër është po ashtu një ndër librat më të mrekullueshëm që kam lexuar. Dashuria, besimi e kuraja janë mesazhet e tij. Për mendimin tim, këto janë gjërat më të rëndësishme në jetë.

 

  1. CLARITY

Loretta Lost

Diçka për librin: Ky libër na shpjegon më shumë për mjekësinë në përgjithësi. Ia vlen të lexohet.