Monday, 20 November, 2017

Shtypshkronja Digi Print mirëpret nxënësit e klasave të treta

Nxënësit mësojnë procesin e shtypjes së librave dhe materialeve tjera për shtypje

Sa më shumë rritemi aq më shumë jemi kureshtarë dhe duam të mësojmë sa më shumë. Kësaj here nga mësimet e mësuara në klasë deshëm të dinim dhe të shihnim me sytë tanë se si shtypen librat, reklamat dhe materialet tjera për shtyp.

Mësuam gjëra të reja, mësuam për llojet e ndryshme të letrave, formën e tyre, ngjyrën dhe madhësinë, pamë punëtorët e shtypshkronjës se si po e shtypnin një reklamë nga fillimi deri në fund.

Për ne, këto informata dhe ajo që po shihnim ishte diçka e re që tashmë po bëhej reale. Po kuptonim se si shtypen librat tanë, që i kemi në duar çdo ditë. Ndoshta, dikush do edhe më shumë në të ardhmen, të ketë shtypshkronjën e vetë. Gjithçka është e mundur, nëse duam dhe kemi vullnet.

Që të mësojmë sa më shumë e kemi përkrahjen dhe vullnetin e mësueseve tona dhe kësaj here edhe të prindit të shokut tonë të gjeneratës z. Rromir Shala, i cili na mundësoi këtë vizitë.

Në fund, mbetëm shumë të kënaqur, sepse mikpritja ishte shumë e mirë dhe morëm dhuratë nga një punim me tabelën e shumëzimit.

Prandaj, ne, klasat e treta e falënderojmë z. Rromir për mundësimin e realizimit të vizitës.

9 8_1 8 7 6 5 4 3 2 1