Friday, 24 November, 2017

Shkolla jonë, testuese e programit ECDL

Sot në shkollën tonë filloi trajnimi profesional i tërë stafit mësimor për ECDL – European Computer Driving License, certifikim i njohur ndërkombëtarisht për përdorimin e kompjuterit.

Kohë më parë shkolla jonë është licencuar si Qendër testuese e programeve për ECDL, me 1 mësimdhënës trajner prandaj edhe trajnimi edhe testimi organizohet në nivel shkolle, ndërsa certifikimi do të bëhet nga ECDL – Kosova.

Po ashtu, me këto programe do të certifikohen edhe të gjithë nxënësit e klasave 9-12 të cilët dëshirojnë të kenë dokument zyrtar certifikues për studime të mëtutjeshme.

Të gjitha shpenzimet për tekstet, pajisjen me skill card dhe trajnimin e mësimdhënësve e të nxënësve i merr përsipër Shkolla.

genci