Sunday, 20 May, 2018

“Mbretërit” e shahut

Nxënësi i klasës VIII Vijon Baraku është “mbreti” i garës së shahut, pasi doli i pari në finalen e mbajtur të premten, më 23. 1. 2015. Në vendin e dytë u rendit Deni Turku, ndërkaq në të tretin Ardian Kadriu. Të tre këta nxënës shkëlqyen në duelet e tyre mendore në këtë garë. Ata janë shumë të zellshëm në mësime. Në klasat e tyre veçohen për logjikën e mprehtë, duke analizuar thellë çdo situatë problematike që u shtrohet në orët mësimore.

Shahu është një nga lojërat logjike më komplekse që në shkollën tonë zhvillohet në kuadër të klubit “Shahu”. Çdo të premte nxënësit mblidhen për të treguar secili zotësi. Bashkë me mësimdhënësen e fizikës, znj. Merita Berisha ata zbulojnë rrugë të reja për të fituar. Ky klub funksionon që nga shtatori. Siç shprehet znj. Berisha, gjatë dy muajve të parë, shtator dhe tetor, janë organizuar lojëra miqësore, ndërkaq në nëntor, në dhjetor dhe në janar janë mbajtur lojëra garuese, duke mbërritur deri te kjo finale me tre fituesit e përmendur më lart. Shkolla shpërbleu me dhurata nxënësit fitues, ndërkaq ata u shprehën tejet të motivuar për të vazhduar edhe më tutje garën e mendjemprehtësisë, logjikës dhe përqendrimit.

2015-01-27 15.12.11 10922063_10152639352526966_69034558_n