Shkolla “Mileniumi i Tretë” punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-17 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të mësimdhënies, përfshirë teknikat e programit me reputacion ndërkombëtar “Mendimi Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit”, Mësimi Problemor, Mësimi i bazuar në Projekte, etj.
Nxënësit kalojnë në shkollë 6-8 orë, në varësi nga mosha dhe nevojat individuale, duke kryer pjesën më të madhe të obligimeve të tyre gjatë këtij orari. Për këtë qëllim është ndërtuar një sistem logjistik, i cili përfshin organizimin e transportit, një orar jokonvencional të mësimit, ofrimin e mundësive për aktivitete jashtëmësimore etj. Gjuha Angleze dhe Gjuha Gjermane mësohet që nga klasa e parë.
Më shumëHap pas hapi është program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky Program realizohet në 30 vende të Botës, ndërsa në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997. Të gjitha paralelet e mësimit klasor në shkollë janë të pajisuara sipas standardeve të këtij Programi për të mundësuar:
Individualizimin në mësim,
Të mësuarit aktiv,
Mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar,
Mjedisin stimulues për mësim,
Bashkëpunimin me familjen
Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit (MKLSh) është program i Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit me seli në Washington, i cili ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë reflektive, të kuptojnë logjikën e argumenteve, të dëgjojnë me vëmendje, të diskutojnë haptas dhe të bëhen individë të pavarur dhe të interesuar për të nxënë gjatë tërë jetës. Ky Program zbatohet në 28 vende të Botës, ndërsa në Kosovë ka filluar të zbatohet që nga viti 2000.
MKLSh është program i përshtatshëm për punë me nxënës të të gjitha moshave dhe nxit një bashkëpunim të mirë mes nxënësve, si dhe mes nxënësve e mësimdhënësve
Për të siguruar që secili nxënës të përparojë sa më shumë, në Shkollë zbatohen forma të ndryshme të punës:
Puna individuale
Puna në dyshe
Puna në grupe
Puna frontale (me tërë klasën)
Për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat individuale të secilit nxënës shkolla organizon:
Mësim plotësues për nxënësit që kanë vështirësi në nxënie
Mësim shtues për nxënësit me prirje të veçanta
Mësim zgjedhor për nxënësit që tregojnë interesim të veçantë
Klikoni për të mësuar planprogramin dhe lëndët mësimore që zhvillohen sipas klasave.