Aktivitete

Njihuni me aktivitetet tona të përditshme shkollore

Aktivitet humanitar

A ka më mirë se të përmbyllet viti shkollor me një aksion humanitar! Nxënësit e klasës VI/2 ndërmorën një aksion humanitar duke shpërndarë ushqime dhe veshmbathje familjeve në nevojë, në Prishtinë. Ky aksion u organizua me vetëiniciativen e nxënësve të klasës, mbështetur nga mësimdhënësja e edukatës qytetare, Lumnie Behrami- Aliu.

Më shumë

Shprehim ndjenjat edhe në gjuhën angleze përmes poezisë

Me kreativitetin e mësimdhënëses sonë të dashur të gjuhës angleze, Lisjeta Thaçi Jashari, ne, nxënësit e klasave të dyta, në orët e Gjuhës angleze, shfaqem aftësitë tona për shkrimin e poezisë dhe të rrëfimeve të shkurtra. Mësuesja Lisjeta na tha që përmes zhvillimit të kësaj forme të shkrimit ne zhvillojmë shkrim-leximin, ndërtojmë bashkëpunimin dhe shfaqim […]

Më shumë

Një botë, një rrahje zemre

Qëllimi i këtij projekti ishte ngritja e ndërgjegjësimit të stereotipeve, formave të paragjykimeve dhe diskriminimit me të cilat përballen të rinjët dhe të tjerët çdo ditë. Nxënesit  shqyrtuan mendimet e paracaktuara që kemi për njerëzit bazuar në përshtypjet e para nga përvojat e tyre personale.

Më shumë

Klubi i Tenisit Rilindja në shkollën “Mileniumi i Tretë”

Sporti ndikon në gjendjen e mirë fizike dhe në zhvillimin e aftësive bazë të lëvizjes. Pjesëmarrja në një aktivitet sportiv, në përputhje me aftësitë e fëmijës, mund të forcojë vetëbesimin e tij. Sot, nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”, patën rastin të njoftohen me disa rregulla bazë të sportit të tenisit të prezantuara nga Klubi […]

Më shumë

Momente nga punëtoria “M3 Coders”

<a href="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017/06/1.jpg"><img loading="lazy" decoding="async" class="alignleft size-medium wp-image-6109" src="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017/06/

Më shumë

Lajmërim

Të nderuar prindër, Ju informojmë, se të hënën, më 12 qershor 2017, nuk do të mbahet mësim për nder të Ditës së Paqes. Shkolla “Mileniumi i Tretë”

Më shumë

Vizita në shesh për shenjim të Ditës së Fëmijëve

Nxënësit e klasave të pesta shkuan në shesh për shënjim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të fëmijëve. Aty në një kënd të organizuar nxënësit lexuan nene të ndryshme nga Konventa e të drejtave të Fëmijëve dhe bënë lojëra të ndryshme.  Fëmijët me këtë aktivitet edhe shënjuan ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të tyre edhe […]

Më shumë

KREATIVITETI NË PROJEKTET MODULARE

Temat që i trajtuan në projekte modualare nxënësit e klasave të katërta, gjatë këtij tremujori,  ishin: Fjalori ynë – fjalë të panjohura, Gjëegjëzat dhe Ushqimet tradicionale. Nxënësit kureshtarë dhe kreativë gjetën numër të shumtë të fjalëve, të cilave ua bashkangjitën edhe kuptimin e tyre. Pasi e trajtuan në klasë  këtë temë, ata seleksionuan fjalët e […]

Më shumë

Fitorja tjetër e nxënësve të klasave të pesta, në Kosovison Contest

Si pjesëmarrës dhe fitues të projektit në Kosovision Contest, nxënësit e klasave të pesta dhe mësueset e tyre ishin ftuar në ceremoninë e madhe të përmbylljes së të gjitha projekteve fituese, ceremoni kjo në të cilën u shpallën edhe disa fitues për projektin më së miri realizuar dhe dokumentimin më të mirë të punës. Ndër […]

Më shumë

PANAIRI DHE KROSI, PËR NDER TË DITËS SË SHKOLLËS

Sot në shkollën tonë u mbajt Panairi i Shkencave Natyrore dhe krosi. Këto dy aktivitete u organizuan  për nder të 1 Qershorit, Ditës së Shkollës dhe ditës së fëmijëve. E gjithë shkolla gëlonte nga zërat entuziastë të nxënësve. Ishte kënaqësi e madhe të shihje gjithë punën e tyre, të shihje se sa të shkathët janë […]

Më shumë

Nxënësit e klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta arrijnë rezultatet të shkëlqyera në teste të ECDL-it

Nxënësit e klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta u testuan në modulin “Prezantimet” dhe “Bazat e Internetit”, duke arritur kështu rezultate të jashtëzakonshme me një kalueshmëri prej 97.37% dhe me mesatare 93.16%. Shkolla “Mileniumi i Tretë”, përgëzon të gjithë nxënësit për përkushtimin e treguar.

Më shumë

Ekskursioni në Shqipëri, me klasat e pesta

Në kuadër të shumë aktiviteteve shkollore, klasat e  pesta ishin në ekskursion treditor në Shqipëri. Gjatë ekskursionit u realizuan vizita dhe aktivitete të ndryshme. Në ditën e parë të ekskursionit, u bë nisja për në Shqipëri, dhe ndalesa për vizitë në Shkodër. Aty, u vizitua Kalaja e Rozafatit dhe Muzeu i  Kalasë e pastaj rruga […]

Më shumë

KAMPIONËT E DIJES NË LËNDËT SHOQËRORE

Pas përfundimit të Javës së Gjuhës Shqipe,  në vazhdën e aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Humane u mbajt edhe kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori dhe në Gjeografi për klasat VI – VIII. Nga dy nxënës përfaqësuan klasën, duke zhvilluar një garë të fortë për tri vendet e para. Përgjigjet e sakta kumtoheshin […]

Më shumë

Nxënësit e klasave të gjashta mësojnë lëndën e Fizikës edhe përmes lojës

<a href="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017/05/0-02-.jpg"><img loading="lazy" decoding="async" class="alignleft size-medium wp-image-5977" src="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017

Më shumë

Emocione, entuziazëm, garë e fortë për dije në Kuizin e Shkencave

Entuziazmi i nxënësve pjesëmarrës në finalen e Kuizit të Shkencave  ishte mbresëlënës. Në ethet e emocioneve, me dëshirën, vullnetin dhe përgatitjen për sukses dhe për të qenë më të mirët në kuizin tashmë  tradicional, nxënësit e klasave 6-10  u ballafaquan në garën e fortë të dijes dhe të finales së mbajtur në lëndët shkencore Matematikë, […]

Më shumë

Në “M3 Coders”, nxënësit e klasave të katërta shprehin kreativitetin e tyre në zgjidhjen e problemeve të ndryshme përmes kodimit

Në “M3 Coders”, nxënësit e klasave të katërta shprehin kreativitetin e tyre në zgjidhjen e problemeve të ndryshme përmes kodimit.

Më shumë

Përmbyllja e projektit “Fëmijët për Fëmijë” në kuadër të Kosovision Contest

Nxënësit e klasave të pesta e përfunduan misionin e tyre human, në kuadër të Kosovision Contest. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe sfidues, por që rriti ndjenjën e solidaritetit dhe kënaqësinë duke ndihmuar tjetrin. Kjo përmbyllje u shënjua nga nxënësit, me një prezantim të punës së tyre që kanë bërë gjatë rrugëtimit të tyre human. […]

Më shumë

Paqja përmes ndërmjetësimit dhe tolerancës

Grupi i nxënësve, të cilët ishin pjesë e projektit “Paqja përmes ndërmjetësimit dhe tolerancës” dolën të jenë përfitues të mëdhenj, jo vetëm për njohuritë dhe praktikimin e shkathtësive, që i morën dhe i demonstruan, por edhe për jetëgjatësinë e projektit, i cili do të fillojë të zbatohet në shkollën tonë. Nxënësit tashmë dinë më shumë […]

Më shumë

Vizitë në Muzeun Arkeologjik në qytetin e Durrësit

Në kuadër të aktiviteteve gjatë Mësimit të Bazuar në Projekte, nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 7-ta, vizituan Muzeun Arkeologjik në qytetin e Durrësit ku u njohën me lashtësinë e këtij qyteti mijëra vjeçar.

Më shumë

Festa e Abetares në “Mileniumi i Tretë”

Kaloi pothuajse një vit nga fillimi i klasës së parë, ditës kur për herë të parë nxënësit  e klasave të para u ulën në bankat shkollore për t’u nisur në një rrugëtim të gjatë drejt dijes. Mësuan shkronja, numra, fjalë e fjali, të shkruajnë e të lexojnë për bukuri fjalët e tyre më të dashura […]

Më shumë

Grupi i dramës

Gjatë javës së projekteve, ne grupin e dramës, mësimdhënëset Hana Selmani dhe Mirlinda Ramadani së bashku me nxënësit kanë shtjelluar temat e diversitetit, ngacmimeve (bullying) dhe tolerancës. Janë mbajtur një sërë aktivitetesh në formë loje si dhe është përgaditur një dramë që lidhet pikërisht me temën. Drama “One” nga shkrimtarja Kathryn Otoshi, është një dramë […]

Më shumë

Same differences

Në shoqërinë tonë, ne jemi të rrethuar nga dallimert etnike, religjioze, kulturore, gjinore,  e shumë të tjera. Grupet etnokultuore – pakicat kombëtare, grupet religjioze, pakicat racore janë pjesë përbërëse e hapësirës mes individit dhe shoqërisë.  Këto grupe bëjnë përpjekje për pranim publik dhe simbolik, kërkojnë t’u pranohet se janë identitete të dalluara kulturore dhe entitete. […]

Më shumë

Gara e germëzimit – Spelling Bee

Javën e parë të muajit maj, si çdo vit tjetër, në shkollën tonë u organizua gara e germëzimit (Spelling Bee). Pas ushtrimeve në klasa dhe zgjedhjes së finalistëve, sot nxënësit garuan për vendet e para, dyta dhe të treta brenda grupeve përkatëse. Si çdo herë nxënësit shkëlqyen me pjesëmarrjen e tyre. Ndërkaq, nxënësit e niveleve […]

Më shumë

Puna e grupit “Barazia gjinore” gjatë kampit të Mësimit të Bazuar në Projekte

Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave. Krijimi i mundësive të barabarta për ty dy gjinitë […]

Më shumë

Momente nga puna e grupit “Multikulturalizmi” gjatë kampit të Mësimit të Bazuar në Projekte

Të jesh pjesë e familjes së madhe europiane duhet të jesh një shoqëri me vlera të larta demokratike. Demokracia mbijeton vetëm në një shoqëri ku  lulëzon toleranca. Toleranca lulëzon në shoqëri atëherë kur individët mësohen të përdorin “busullën e tolerancës” qytetare për të zgjidhur problemet. Dhe ne pikërisht këtë u munduam të kultivojmë tek nxënësit […]

Më shumë

Nxënësit e klasës XI-2 gjatë orës së historisë realizuan një vizitë në Muzeun Etnologjik të Prishtinës.

Aty nxënësit patën mundësi të njihen më afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë, me vlerat e kulturës materiale dhe shpirtërore të tij.

Më shumë

Vizitë shoqërore në “Cineplexx”

Në kuadër të projektit “Kosovision Contest”, klasat e pesta realizuan një vizitë në “Cineplexx” së bashku me fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Fëmijët, së bashku shikuan filmin “The Boss Baby” dhe u kënaqën duke biseduar dhe ndenjur së bashku. Kjo vizitë njëherësh shënjon edhe afrimin e përmbylljes së projektit “Fëmijët për fëmijë”, në […]

Më shumë

Prezantim për energjinë

Në kuadër të lëndës Njeriu dhe natyra, nxënësit e klasës së pestë u treguan shumë kreativ. Ata morën iniciativën që të bëjnë hulumtim me temë “Energjia”, që ishte një temë për të cilën kishin mësuar nga kjo lëndë. Gjetjet e hulumtimit të tyre i kishin përgatitur për prezantim në Power Point. Kështu, ata prezantuan para […]

Më shumë

Njoftim

Nxënës të dashur dhe prindër të nderuar, Ju njoftojmë se nga 10.04.2017 deri më 17.04.2017 nuk do të mbahet mësim për shkak të pushimit pranveror. Mësimi rifillon me 18.04.2017. Pushime të mbara! Me respekt, Shkolla “Mileniumi i Tretë”

Më shumë

42 NXËNËS NË EKSPOZITËN E ARTIT ITALIAN NË TIRANË

Dy ekspozita të hapura në Galerinë Kombëtare të Tiranës ishin qëllim i vizitës që arsimtarja e Artit figurativ, Mirlinda Ramadani, organizoi ditë më parë.  Ajo përzgjodhi 42 nxënës të talentuar të shkollës sonë dhe bashkë me ta morën pjesë në ekspozitën e parë të këtij dimensioni në Shqipëri – Kryeveprat e artit italian të viteve 1900. […]

Më shumë

Po ndodh tani: Nxënësit e klasave të pesta të shkollës sonë në …

Po ndodh tani: Nxënësit e klasave të pesta të shkollës sonë në bashkëpunim me organizatën “The Ideas Partnership” janë duke e dhënë kontributin e tyre maksimal për grumbullimin e fondeve për qëllim bamirësie. Ata janë duke shitur ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi nga vetë ata… Jeni të uritur dhe doni të bëni mirë? Ejani në […]

Më shumë

Vizitë në lulishten “Agrocoop”

Të gjithë i gëzohemi pranverës, por fëmijët janë ata që e përjetojnë këtë kënaqësi më së shumti duke luajtur në natyrën e gjelbëruar. Lulet, padyshim janë pjesa më e bukur e natyrës në këtë stinë, janë ato që i japin gjallëri peisazhit të natyrës. Sot, nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Mileniumi i Tretë”, […]

Më shumë

PËR HERË TË PARË NË KOSOVË VLERËSIM I JASHTËM ELEKTRONIK

Për herë të parë në Kosovë, shkolla jonë aplikon një vlerësim të jashtëm online, të cilin e mundëson platforma elektronike Google Platforms. Përmes këtij vlerësimi, nxënësit testohen në pjesën më të madhe të lëndëve, dhe Shkolla, së bashku me mësimdhënësit e saj,  marrim një informatë kthyese më objektive, meqë testin e përpilojnë ekspertë të fushës, […]

Më shumë

Në shtypshkronjën  Rilindja dhe shtëpinë botuese Libri shkollor

Ne, klasat e katërta, realizuam vizitën mujore, në objektin e shtypshkronjës “Rilindja” dhe shtëpisë botuese “Libri shkollor”. Patëm mundësinë të shohim nga afër objektin e punës së shtypshkronjës 40–vjeçare “Rilindja” dhe t’i prekim makineritë, që kanë kryer aq shumë punë përgjatë këtyre viteve. Ishte kënaqësi dhe ne mbetëm të mahnitur nga historiku i objektit, shtypjes […]

Më shumë

Vizitë shoqërore në Fushë Kosovë

Nxënësit e klasave të pesta vizituan çerdhen e fëmijëve të themeluar nga organizata “The Ideas Partnership” në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në vazhdën e vizitave dhe aktiviteteve që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në kuadër të projektit “Kosovision Contest”. Kësaj radhe, qëllimi i vizitës ishte shoqërimi i nxënësve tonë me fëmijët e çerdhes. […]

Më shumë

Paraqitje e shkëlqyeshme e lojtarëve të KF, M3 në lojën miqësore me ASK-n!

<a href="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017/03/kf1.jpg"><img loading="lazy" decoding="async" class="alignleft wp-image-5571 size-medium" src="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017/0

Më shumë

Pranvera erdhi në shkollën tonë

Nuk ka lule më të bukur se buzëqeshja dhe hareja e nxënësve tanë! Me shumë dashuri, nxënësit e shkollës ”Mileniumi i Tretë“ filluan punimet për zbukurimin e shkollës me rastin e ardhjes së pranverës, stinës më të dashur të tyre. Me fytyra të buzëqeshura dhe plot gëzim i dhanë hijeshinë kësaj stine. Me duart e […]

Më shumë

Vizitë në televizionin “Klan Kosova”

Nxënësit e klasës së XII/2, duke shprehur interesimin e tyre se si funksionojnë mediat në Kosovë, vizituan televizionin ‘Klan Kosova”.  Ata, të shoqëruar nga mësimdhënësja e Sociologjisë, u mirëprtitën nga drejtori i infomacionit z. Gazmend Syla. Gjatë kësaj, vizite nxënësit  u njoftuan për së afërmi për  mënyrën se si funksionon ky medium. Më këtë rast z. Syla […]

Më shumë

Njoftim

Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” do të mbahet nesër, më 18.03.2017. Nxënësit pjesëmarrës në garë duhet të paraqiten në shkollë në ora 10.45. Testimi fillon në ora 11.30 dhe përfundon në 13.00. Ju lusim që fëmijët të vijnë me kohë në shkollë, sepse prej 10.45 – 11.30 do të […]

Më shumë

Në kuadër të klubit “M3 Coders” nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta i testojnë aftësitë e tyre përmes testeve elektronike

<a href="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2017/03/0-02-05-4a4991a8da26cc688aa5764f47c5ef55eb8cfc0895cfc2bca12045379134b21f_full.jpg"><img loading="lazy" decoding="async" class="alignleft size-

Më shumë

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta njihen për së afërmi me laboratorët e rrjetave kompjuterike

Në kuadër të aktiviteteve në lëndën e Informatikës nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta së bashku me mësimdhënësin Valmir Sadiku  vizituan qendrën e trajnimeve AUK TDI, e cila është pjesë e RIT Kosovo. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet, të cilat përdoren për krijimin e rrjetave kompjuterike dhe mundësojnë […]

Më shumë

Arti i fjalës e lojës frymëzim i nxënësve të “Mileniumi i Tretë” për edukim estetik

Sot, në shenjim të Ditës së Mësuesit e të nxitur nga vepra e Molierit, por edhe të ujitur me dashuri për artin nxënësit e shkollës sonë performuan me shfaqjen “Koprraci” në Teatri i Babës. Të pranishëm, përveç mësuesve të tyre ishin edhe prindërit e bashkëshkollarët duke u ngazëllyer me talentin e nxënësve të klasës së […]

Më shumë

Shkolla jonë mirëpriti nxënësit e gjimnazit nga Gjilani

Sot në Shkollën tonë e vizitoi një delegacion i përbërë nga nxënës dhe mësimdhënës të gjimnazit “Zenel Hajdini” nga Gjilani. Drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila duke u dëshiruar mirëseardhje i njoftoi ata për sistemin e punës së Shkollës bashkëkohore, për Mësimin e Bazuar në Projekte dhe mësimin e nivelizuar të gjuhëve të huaja, ndërsa […]

Më shumë

Ftesë

Të nderuar prindër, Ju ftojmë të merni pjesë në shenjimin e Ditës së Mësuesit, të martën, më 7.03.2017, në “Teatri i Babës”, me fillim në ora 12.00, ku do të realizohet shfaqja teatrale “Koprraci” e përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë. Ju mirëpresim! Me respekt, Stafi i Shkollës “Mileniumi i Tretë”

Më shumë

Vizitë në institutin hidrometeorologjik

Klasat e pesta realizuan vizitën mujore në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Në këtë vizitë nxënësit panë të gjitha pajisjet e institutit që përdoren për parashikimin e motit. Gjithashtu edhe meteorologu i institutit ishte i pranishëm dhe ua shpjegoi funksionin dhe përmbajtjen e secilës pajisje. Në këtë vizitë nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa […]

Më shumë

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta tregojnë aftësitë e tyre në rrjetat kompjuterike

Nx

Më shumë

Vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Gjenerata e pavarësisë, klasat e treta, patën nderin të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aty i mirëpriti deputetja znj. Selvije Halimi e cila i informoi nxënësit rreth Kuvendit. Nxënësit ishin mjaft të interesuar rreth zhvillimit të punës ne Kuvend, shtronin pyetje të shumëllojshme të cilave deputetja, znj. Halimi,  nuk hezitonte t’u përgjigjej. Nxënësit e […]

Më shumë

KËTA NXËNËS I JAPIN SHPIRT VARGUT

Në festën e shkollës sonë për nder të 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës u prezantua me mjaft seriozitet edhe grupi i recituesve. Rona, Anisa, Lisa, Leka, Redoni, Nida, Zoe, Klesa dhe Shendi, që të gjithë i dhanë shpirt vargut, duke e prezantuar atë me logjikë e emocion, ashtu siç vjen natyrshëm arti i interpretimit. Me […]

Më shumë

Vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Me rastin e vizitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nxënësit u njohën nga afër me organizimin, punën dhe funksionimin e Kuvendit. Nxënësit me këtë rast mësuan për përbërjen e Kuvendit, komisionet dhe grupet parlamentare, për mënyrën e miratimit të ligjeve dhe monitorimin lidhur me zbatimin e tyre. Po ashtu u diskutua për sistemin parlamentar […]

Më shumë

Vizitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Nxënësit në kuadër të aktiviteteve, veprimtarive që lidhen me kulturën, librin e bibliotekat, vizituan Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Me këtë rast nxënësit u informuan me historikun e bibliotekës, zhvillimet, aktivitetet, digjitalizimin e bibliotekës, kushtet dhe mundësitë që ofron për lexuesit e saj, vështirësitë me të cilat ballafaqohet, mënyren e financimit.  Biblioteka   ka rëndësi për ngritjen […]

Më shumë

Vizitë në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit Kosovision Contest

Më datë 15.2.2017, klasat e pesta realizuan një vizitë në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në kuadër të projektit Kosovision Contest, si aktivitet i parë i tij. Qëllimi i vizitës ishte dërgimi i këpucëve të grumbulluara nga nxënësit e shkollës për fëmijë dhe familje që kanë nevojë për to. Këta fëmijë gjendeshin në kopshtin e […]

Më shumë

Turneu i pavarësisë!

Për nder të 9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  MBAHET TURNEU I PING-PONGUT  Pikërisht për nder të Pavarësisë së Kosovës, në shkollën tonë u organizua finalja e turnet sportiv në ping-pong. Lojërat janëzhvilluar me disa cikle deri në fund dhe nga çdo klasë pati nga dy finalistë, një vajzë dhe një djalë. Finalja pastaj u zhvillua nëkuadër të gjeneratës dhe kështu mësimdhënësit e Departamentit të Shkathtësive ndanë medaljet për kampionët duke përmbyllur me sukses këtë aktivitet.

Më shumë

Festa e nxënësve të Shkollës “Mileniumi i Trtetë” për nder të 9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e mbajtur në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

Në përvjetorë të tillë historikë, në këtë ditë feste, ndjesitë rriten, e kur ato bashkohen me vepra të mira, kurorëzojnë sukseset dhe synimin tonë të përbashkët, për një të ardhme më të mirë. Të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për këto ditë të bardha që ne i jetojmë sot,  u jemi përgjithnjë mirënjohës. Ju urojmë […]

Më shumë

“Rilindja Kombëtare” rikthehet fuqishëm në orët e historisë

Këto ditë orët e historisë në shkollën tonë, konkretisht në klasat e X-ta ishin me përmbajte nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimtarja ka ndarë tema të seminareve në grupe, të cilat nxënësit i kanë dorëzuar në word, ndërkaq i kanë prezantuar përmes Power Point-it. Gjithashtu, nxënësit kanë përgatitur edhe hamera, me informacione për ngjarje dhe emrat e përfaqësuesve të kësaj periudhe duke theksuar gjithnjë temën kryesore të saj, dashurinë për atdheun e popullin, evokimin e sëkaluarës historike dhe luftën për çlirimin kombëtar. Këto orë, përveç karakterit mësimor, kanë marrë edhe peshë tjetër, pasi […]

Më shumë

Vizitë ne bankën NLB

Të njihemi nga afër me profesionin e ekonomistit. Në kuadër të temave modulare nxënësit e klasave të treta patën rastin të vizitojnë bankën NLB. Gjatë vizitës nxënësit u njohën nga afër me ambientin e bankës, me zyret dhe punën që zhvillohet aty. Për informacionet u përkujdesën punonjësit e bankës dhe veçanërisht prindi i klasës znj.Njomza […]

Më shumë

Profesioni i mësuesit

“Një mësues i mirë është si një qiri, ai konsumon vetveten për ti ndriçuar rrugën të tjerëve “ Në klasën III\2 prezent ishte prindi i klasës znj.Lumnie Behrami Aliu e cila mbajti një ligjëratë lidhur me profesionin e mësuesit. Gjatë bashkëbisedimit nxënësit patën rastin të shprehin dëshirat e tyre në lidhje me profesionin e tyre […]

Më shumë

Keka nga Klan Kosova

Nxënësit e klasave të treta patën kënaqësinë të dëgjojnë një ligjëratë nga moderatori z. Kreshnik Berisha-Keka. Keka u tregoi nxënësve rreth profesionit të tij me mjaft kënaqësi. Gjatë bisedës ai ishte shumë atraktiv dhe fëmijët u kënaqën tej mase. Për një orë e gjysmë bashkëbisedim, nxënësit mësuan se të jesh i suksesshëm në një fushë […]

Më shumë

Vizitë në Galerinë Kombëtare

Me nxënësit e grupit – “Artistët e rinjë”  vizitë  në Galerinë Kombëtare në Ekspozitën Personale  të Piktorit nga Shqipëria  Alush Shima.

Më shumë

JON LATIFI, KRIJUESI I DITËS

Ky është Jon Latifi, nxënës i klasës VI-1, mendjemprehtë e inteligjent. Niveli i njohurive dhe i gjykimeve të tij është i lartë karshi moshës që ka. Sot u veçua në orën e Gjuhës shqipe, duke krijuar këtë poezi.   Nëna Tokë Nëna Tokë, Nëna Tokë, Vezulloftë dielli, lulëzoftë fieri   Nëna Tokë, Nëna Tokë, A […]

Më shumë

ACT – Think Workshops

Në vazhdën e bashkëpunimit të shkollës me Institucionet e Arsimit të Lartë brenda dhe jashtë vendit, sot, në Shkollën tonë, u mbajtën dy punëtori me nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta të cilat u realizuan nga ACT – American College of Thessaloniki. Temat e këtyre punëtorive ishin: – Creating Apps using App Inventor, – […]

Më shumë

Social Media – Social Killer

Në kuadër të klubeve të organizuara në shkollë, nxënësja Elsa Selimi flet për temën “Social Media – Social Killer”.​

Më shumë

Të mësohemi si të kursejmë!

Te klasat e treta prenzent ishte zëvendës drejtori për financa, investime dhe risk (TI) në Trustin Pensional z. Vërshim Hatipi. Z.Hatipi  informoi nxënësit rreth rrjedhës së punës në trustin pensional. Biseda zgjoi interesim te nxënësit dhe bëri që ata të kishin një varg pyetjesh lidhur me këtë profesion. Z.Vërshimi sqaroi informata të shumëta për trustin […]

Më shumë

Ligjërata nga z. Kushtrim Sheremeti

Nxënësit e klasave të treta në kuadër te temës mujore “Profesionet” patën rastin të dëgjojnë ligjëratën e mbajtur nga aktori z. Kushtrim Sheremeti . Gjatë ligjëratës nxënësit shtruan shumë pyetje rreth roleve të tij te “Tre gjermanët e trashë” filmit “Shok” e shumë të tjerë të cilave z. Sheremeti iu përgjigj me shumë kënaqësi . […]

Më shumë

Profesioni i Mësuesit

“Ai njëri që i bën të lehta gjërat e vështira është mësuesi” Profesioni i mësuesit bart vlera shumëdimensionale, duke bërë kështu një ndër  profesionet më humane të shoqërisë. Në klasën III-1 prezent ishte prindi Hana Selmani. Nëna e Norikut  foli për historikun, përgjegjësitë  dhe kënaqësitë që të sjellë profesioni i mësimdhënies. Secili nxënës  tregoi se […]

Më shumë

Vizita në kompaninë Arberia Com

Mësojmë përmes vizitës për prodhuesit Në kuadër të shumë vizitave dhe bashkëpunimeve me prindër, klasat e treta realizuan një vizitë në kompaninë ndërtimore tregtare prodhuese  Arberia.com. Kjo vizitë u mundësua nga prindi z.Bujar Jashari dhe zonja Ardita Jashari. Nxënësit patën rastin t’i vizitojnë nga afër zyret e kësaj kompanie, të dëgjojnë informacione me rrjedhën e […]

Më shumë

Një punim si ky i Redon Blakajt, nxënës i klasës së gjashtë

Redon Blakaj, nxënës i klasës VI-1, sot ka prezantuar një punim tejet të bukur. Ai në këtë punim, jo vetëm ka shprehur kreativitetin e tij, por edhe ka prezantuar shumë mirë para arsimtares së Gjuhës shqipe dhe nxënësve, të cilët me shumë dashamirësi e përgëzuan dhe e duartrokitën fort.

Më shumë

NË MILENIUMIN E TRETË SOT PËRKUJTOHET VDEKJA E SKENDERBEUT

17 janar 1468 s’ka se si të mos theksohej sot, pikërisht në orën e historisë. Vdekja e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, u përkujtua përmes një aktiviteti, realizuar nga një grup i nxënësve të klasës IX.  Fillimisht, përmes një loje asociacioni nxënësit zbuluan ngjarje dhe fakte me rëndësi rreth jetës dhe veprës së Skënderbeut. Ndërkaq, po për heroin tonë, më pas, Verona, Liri dhe Shendi prezantuan para klasave të gjashta dhe një të dhjetë një projekt mjaft interesant. Të gjithë nxënësit ngelën shumë të kënaqur, pasi […]

Më shumë

PLANIFIKIMI I MIRË SIGURON SUKSESIN

Derisa nxënësit edhe këtë javë po pushojnë, në shkollën “Mileniumi i Tretë” po bëhen përgatitjet për gjysmëvjetorin e dytë.  Sot, në një nga takimet e departamenteve, mësimdhënëset Hava Kelmendi dhe Besa Brahimi prezantuan një punim me titull “Disiplina në klasë”. Më pas, me mjaft interes mësimdhënësit morën pjesë në punëtorinë “Përdorimi i teknologjisë në vlerësim […]

Më shumë

Njoftim

Të nderuar Prindër, Ju informojmë që, me vendimin e Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më datë 16 janar 2017, për shkak të motit të ftohtë. Me respekt, Drejtoria e shkollës “Mileniumi i Trete”

Më shumë

Sot shumë fëmijë iu gëzuan dhuratave të cilat Shkolla i ndau për ta!

Tashmë është bërë traditë që Shkolla jonë, përveç aksioneve të shumëta humanitare me nxënës, të ndërmarra gjatë tërë vitit shkollor, në fund të vitit kalendarik të shpërndajë dhurata për fëmijët e lagjes.

Më shumë

Vizitë në fabrikën e prodhimit të bukës “Buka Bakery”

Të rritemi të shëndoshë është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ushqimet e shëndetshme janë padyshim ato që na bëjmë të jemi të shëndoshë. Sot nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Mileniumi  i Tretë” vizituan fabrikën e prodhimit të bukës “Buka Bakery”. Ata u njoftuan më afër me mënyrën e prodhimit të bukës dhe […]

Më shumë

Bashkë kalojmë sfidat dhe korrim rezultate!

Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2017 nga stafi i shkollës “Mileniumi i Tretë”!

Më shumë

SISTEMI I SIGURISË NË HAPËSIRA TË NDRYSHME DHE SHTËPITË TONA

Me zhvillimin e teknologjisë, në ditët e sotme është shumë më e lehtë të kemi siguri në shtëpitë tona, përmes pajisjeve të ndryshme të sigurisë si kamera dhe alarmet. Këto informacione i morëm nga babai i shokut tonë, Lumit, z. Dardan Vokshi, inxhinier i elektroteknikës, i cili ishte i pranishëm në klasën tonë. Ai, me […]

Më shumë

Njoftim

Ju njoftojmë se nesër, më datë 22.12.2016, të gjithë nxënësit e klasave 6-12 e përfundojnë mësimin në ora 14.00. Pasnesër me datë 23.12.2106 nxënësit e klasave 6-12 e përfundojnë mësimin në ora 10.00, ndërsa nxënësit e klasave 1-5 e përfundojnë mësimin në ora 11.00 Me respekt, Shkolla “Mileniumi i Tretë”

Më shumë

Dhuratë për ty- gëzim për mua!

Siç e dimë po afrojnë festat e fundvitit, festa që na nxisin frymën e humanitetit në shpirtrat tonë. Të motivuar nga kjo frymë, klasat e pesta e përmbyllën këtë vit me një aksion humanitar, në të cilin grumbulluan dhurata nga nxënësit e klasave 1-5 dhe në bashkëpunim me organizatën “The Ideas Partnership”, më datë 19.12.2016 […]

Më shumë

Koduesit e rinj vlerësohen dhe pajisen me certifikata nga CODE.ORG

Përgëzime për nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të cilët arritën me sukses të përfundojnë kursin e dytë për programim në platformën code.org.

Më shumë

Ndihmojmë fëmijët në nevojë

Nxënësit e klasave të treta  në kuadër të projekteve moduale ndihmuan nxënësit e shkollës “Azemi e Salihu” të fshtatit Dabishevc, në komunë të Prishtinës. Fëmijët mblodhën dhe paketuan dhuratat me shumë dashuri. Ata  gëzuan bashkëmoshatarët e tyre për festat e fundvitit.

Më shumë

PËR ARTIN N’ART

“Sa më shumë rritesh aq më shumë rritet dhe forcohet pasioni. Është diçka shpirtërore që gjen qetësinë në art, teatër, film e fotografi”, tha aktorja Vjosa Malokaj, ndërsa piktorja Fjoralba Kryemadhi  lidhi teorinë me praktikën në vizitën e realizuar nga nxënësit  e klasave të teta për artin në  “N’ART”.

Më shumë

Nxënësit e klasave të dyta në përgatitje të dramës “Mama dhia dhe 7 kecat” në gjuhën angleze

<iframe src="https://www.youtube.com/embed/i8MWIF4eHN0" width="560" height="315" frameborder="0" allowfullscreen="allowfullscreen"></iframe>

Më shumë

“Konstruktivizmi në mësimdhënie, tregues i shkollës Mileniumi i Tretë”

Me këtë fjali e fillon seancën për Teoritë Konstruktiviste profesori e bashkëpunëtori i shkollës sonë, Dr. Xhavit Rexhaj në punëtorinë që u mbajt sot për zhvillim profesional të mësimdhënësve.  Profesori Xhavit shpalosi përvojen e tij shumëvjeçare nga fusha e teorisë së mësimdhënies dhe si rrjedhojë e hulumtimit të vet në SHBA për tezën e doktoraturës. […]

Më shumë

Prezantim i punimeve hulumtuese nga mësimdhënësit

Në takimin e departamentit të shkencave matematike – natyrore, këtë javë u prezantuan punimet hulumtuese të mësimdhënësve Shpëtim Kastrati dhe Florije Aliçkaj me titull “Planifikimi i vlerësimit të nxënësve” dhe “Plotësimi i dokumentacionit shkollor”. Po ashtu mësimdhënësi Valmir Sadiku prezantoi programin për statistikë të cilin e krijoi enkas për lehtësimin e punës së mësimdhënësve kujdestarë […]

Më shumë

Përgjegjësitë për një punë të suksesshme

Vizitat dhe kontributet e prindërve me ligjëratat profesionale janë shumë të dobishme. E tillë ishte edhe ligjërata e nënës së shokut tonë, Lekës, znj. Lindita Gashi – Begolli. Znj. Begolli na tregoi për punën dhe përgjegjësitë e saj në organizatën OSCE, konkretisht në  zyrën e prokurimit. Ajo na shpjegoi për disa nga detyrat e punës […]

Më shumë

REKORDMENIA MELISA ZHDRELLA, SHPRESË E NOTIT KOSOVAR

Në klasën XI/2 vazhdon me suksese edhe një nxënëse, sportiste e notit, Melisa Zhdrella. Ajo ushtron dhe vepron në klubin e notit “Termopan’’ Prishtinë.Melisa mori pjesë në kampionatin botëror në Kanada ku tregoi rezultat të shkëlqyer. Melisa Zhdrella filloi garat në disiplinën 50 m Bretkosë dhe shënoi kohë shumë të mirë në një konkurrencë shumë […]

Më shumë

Vizitë në Kuvendin e Kosovës

Në kuadër të shumë vizitave dhe bashkëpunimeve me prindër, klasat e pesta realizuan një vizitë në Kuvendin e Kosovës. Kjo vizitë u mundësua nga prindi i shokut tonë të klasës- Krenarit, Z. Mytaher Haskuka. Nxënësit u dërguan  te salla e Kuvendit të Kosovës dhe pastaj tek zyra e Z. Haskuka. Në sallën e Kuvendit të […]

Më shumë

ORIENTIMI NË KARRIERË

Me ligjeratën” Orientimi në karrierë”, klasa IV/1, përmbylli bashkëpunimin me prindër për këtë gjysmëvjetor. Prindërit e Idilit, znj. Selma Koro dhe z. Levis Koro, diskutuan me fëmijët për profesionet e tyre. z.Levis, tregoi shembuj të shumë profesioneve që fëmijët mund të zgjedhin në të ardhmen ndërsa znj. Selma, diskutoi me fëmijë se si ajo e […]

Më shumë

NXËNËSJA E SHKOLLËS ”MILENIUMI I TRETË’’ LEONA REXHEPI TRIUMFON EDHE NË SHBA – FITON MEDALJE TALENTI NË BASKETBOLL

Leona Rexhepi është nxënëse e klasës XI/2, dhe njëkohësisht merret me sportin e basketbollit. Ushtron në klubin e basketbollit ”Sigal’’ Prishtina, në ligën e parë kosovare. Leona rrëfen për pjesëmarrjen e saj në shumë takime miqësore në vende të ndryshme në të cilat zgjeroi rrjetin e shoqërisë dhe zhvillimin e saj sportiv edhe jashtë Kosovës. […]

Më shumë

Këshilla të ndryshme për një biznes të suksesshëm

Në klasën IV/2, ishte i pranishëm prindi i Rronit, Z. Bersant Disha. Z. Disha me profesion ekonomist dha shumë informata për profesionin e tij, me theks të veçantë për punën e tij si këshilltar financiar. Në përgjithësi na tregoi informata të rëndësishme për ekonominë , për komunikimin në mënyrë të vazhdueshëm me klientët ekzistues dhe […]

Më shumë

T’i ndihmojmë të tjerët!

Nxënësit e shkollës tonë në bashkëpunim me arsimtaren e edukatës qytetare, Lumnije Behrami, morën iniciativë për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike. E gjitha filloi me nxënësit e klasës XII/2, të cilët këtë vit organizuan një plan të ri për mbledhjen e ndihmave. Secila nga klasat kishte të caktuar produktin që do të […]

Më shumë

XIXËLLIMA E ENTUZIAZËM NË SHKOLLËN TONË

Afrimi i festave të fundvitit ka ngjallur entuziazëm edhe në shkollën tonë. Nxënësit kanë rregulluar bredhin me zbukurime të mrekullueshme. Seç kanë diçka magjike e diçka drithëruese këto festa. Xixëllimat, drita e zbukurime të bëjnë të ndjehesh ndryshe. Bredhi, i vendosur në hapësirën për shumë qëllime, sikur e quajmë ne, çdo çast po na kujton […]

Më shumë

Të mësuarit e gjuhës angleze përmes filmave është motivuese dhe argëtuese

Nxënësit e klasave të dyta zhvillojnë orët e gjuhës edhe përmes filmave dhe këngëve. Motivimi është njeri nder faktorët më të rëndësishëm në të mësuarit e një gjuhe të re. Filmat përmbajnë gjuhë të pastër dhe autentike. Përveç kësaj, nxënësit kanë mundësi të dëgjojnë dialekte te ndryshme të gjuhës në filma. Pas përfundimit të filmit […]

Më shumë

KUJDES NGA PËRDORIMI I SUBSTANCAVE KIMIKE!

Sot në klasën tonë ishte një ditë shumë e veçantë pasi nëna e shokut tonë, Benit, znj. Laura Krypa Gjakova, erdhi në klasën tonë. Znj. Laura me profesion kimiste dha shumë informata interesante për profesionin e saj. Për një orë rresht shpjegoi për kujdesin që duhet të kenë fëmijët dhe të rriturit gjatë përdorimit të […]

Më shumë

PREZANTIM PËR ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA ( OKB)

Javën e filluam me prindin e klasës IV1, Z. Petrit Skenderi. Informata të rëndësishme na tregoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë për punën e tij që e ushtron në këtë Organizatë. E gjithë klasa e falënderuan babain e Enios për prezantimin interesant si dhe këshillat e dobishme që iu dha […]

Më shumë

Aktivitetet nga projekti PASCH

Gjatë Video- Workshop-it të mbajtur në Prishtinë nga projekti PASCH nxënësit e shkollës sonë  kanë realizuar dy video me temat “Kosova si shtet multietnik” dhe “Prishtina qyteti im”. Po ashtu në  Workshop-in për Multimedia të mbajtur në Berlin, pjesëmarrës ishin edhe katër nxënës nga shkolla jonë.  Ata së bashku me disa nxënës nga rajoni kanë […]

Më shumë

Suksese të larta nga nxënësit pjesëmarrës në testet e ECDL-it

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta edhe një herë treguan përkushtimin e tyre në testet e ECDL-it duke kaluar 96.42% e tyre. Ky rezultat është tregues i angazhimit të nxënësve, punës së mësimdhënësit dhe përkrahjes së vazhdueshme nga shkolla për këtë program.

Më shumë

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë nxënësit e shkollës ”Mileniumi i Tretë”, se për nder të 28 Nëntorit – Festës së Flamurit, të hënën më 28 Nëntor nuk do të punohet . Drejtoria e Shkollës ju uron këtë festë të madhërishme.

Më shumë

Njoftim

Ju informojmë se me 25.11.2016 nxënësit e klasave 6-9 e përfundojnë mësimin në ora 14:00, për nder të Festës së Flamurit. Shkolla ua uron të gjithë shqiptarëve këtë Festë Kombëtare! Me respekt, Shkolla “Mileniumi i Tretë

Më shumë

Momente nga Festa e Flamurit

<a href="http://mileniumi3.net/wp-content/uploads/2016/11/15208042_10155573734868986_3400531_n.jpg"><img loading="lazy" decoding="async" class="alignleft size-full wp-image-4841" src="http://mileniumi

Më shumë

Mësimi i Bazuar në Projekte (Video)

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/6UOUdCj148k" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>

Më shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Minxhozi nderon Shkollën “Mileniumi i Tretë” me rastin e Festës së Flamurit

Sot, në prag të festës së madhe të Ditës së Flamurit, kemi kënaqësinë të ju kemi në mesin tonë, prandaj më lejoni të ju sjellë përshëndetjet më të ngrohta në emër të shkollës “ Mileniumi i Tretë”. Kjo festë, si gjithmonë di të na bashkojë të gjithëve tok që flasim e shkruajmë shqip, jo vetëm […]

Më shumë

Aktivitete për zhvillimin e të menduarit logjik

Të menduarit logjik ka një rëndësi të madhe për arritjen e zgjidhjes së situatave problemore në mësim. Në klasën III-1 prezent ishte psikologu Valdet Plakolli.  Z. Plakolli shpjegoi format se si arrihet deri të dhënia e zgjidhjes duke përdorur të menduarit logjik. Krahas kësaj, nxënësit u sfiduan me aktivitete logjike e kreative. Atyre iu ofrua […]

Më shumë

<

1

...

5

...

8

>

Na kontaktoni

Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje

Lajme | Mileniumi III