Qershori erdhi jo vetëm me qershitë, por edhe me panairin e librit. Sot nxënësit e klasave të 7-ta dhe të 8-ta ishin vizitorë në Panairin e 21-të të librit në ambientet e Pallatit të Rinisë. Aty patën rastin të përzgjedhin tituj librash të rinj e të vjetër, tituj të autorëve klasikë, por edhe të atyre që tashmë janë bestseller në mbarë botën, duke kultivuar e identifikuar shijen e tyre përkrah librit dhe letërsisë. Çdo vit nxënësit tanë janë vizitorë të rregullt.