𝐍𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐭𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ “𝐊𝐢𝐝𝐬 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐌𝐨𝐨𝐧” Sot, nxënësit e klasave të katërta të shkollës sonë realizuan një vizitë në ekspozitën ndërkombëtare “Kids on the Moon”, e organizuar në bashkëpunim me Prishtina Mall, NASA dhe ESA. Kjo ekspozitë inovative ka për qëllim t’i afrojë fëmijët me shkencën dhe eksplorimin hapësinor përmes përvojave interaktive, duke i ndihmuar ata të njihen më nga afër me planetët, astronautët dhe misionet hapësinore në mënyrë kreative dhe argëtuese. Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të eksplorojnë një ambient të veçantë që nxit kureshtjen, imagjinatën dhe dashurinë për shkencën dhe universin.
Më shumë →






