8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit u shënua sot në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Gjatë ditës u organizuan aktivitete të ndryshme lidhur me të lexuarit dhe të shkruarit, duke u theksuar rëndësia e shkrimit dhe e leximit në jetën e individit dhe të gjithë shoqërisë. Disa nxënës vizituan Panairin e Librit për fëmijë, ndërkohë që nxënës të tjerë me mjaft interes ndoqën fjalën e të ftuarit special për nder të kësaj dite, publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit, Bajram Sefaj. Ai para nxënësve shpalosi kujtime nga përvoja e tij jetësore në fushë të krijimtarisë letrare dhe asaj gazetareske.