𝐒𝐩𝐞𝐥𝐥𝐢𝐧𝐠 𝐁𝐞𝐞- 𝐆𝐚𝐫𝐚 𝐞 𝐂𝐢𝐤𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐥𝐞̈𝐭 Pas garës së suksesshme të djeshme për ciklin e mesëm, sot radhën e patën nxënësit e ciklit të ulët. Me buzëqeshje, emocion dhe vetëbesim, nxënësit e klasave 3, 4 dhe 5 treguan aftësitë e tyre në drejtshkrimin e fjalëve në gjuhën angleze. Gara u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe motivuese, duke nxitur dashurinë për të mësuar dhe frymën e garës së shëndetshme. Përgëzime për të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe angazhimin e treguar!
Më shumë →







