Në ambientet e shkollës “Mileniumi i Tretë” sot kanë filluar të mbahen dy trajnime të llojeve të ndryshme për mësimdhënësit e kësaj shkolle të cilat ofrohen para fillimit të vitit të ri shkollor duke llogaritur situatën aktuale pandemike në Kosovë. Trajnimi i parë “G-Suite for Education” ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë dhe organizimin e klasave gjatë mësimit në distancë. Ndërsa, trajnimi i dytë fukoshet te “Shëndeti dhe mirëqenia e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën Mileniumi i Tretë; Kthimi në shkollë pas mbylljes si pasojë e Covid-19. Trajnimet do të mbahen gjatë tërë javës përmes Google Meet, duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e pandemisë. Menaxhmenti i shkollës mbetet i përkushtuar në mirëqenien e nxënësve dhe mësimdhënësve për zhvillimin profesional të procesit mësimor.