Bashkë ndërtojmë të ardhmen!

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 1-12)

E Hënë - E Premte

08:00 - 16:00


+383 44 260 606

+383 38 244 258

info@mileniumi3.net


Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë

Kosovë

Children Learning

M3

Shërbimet

Rocket Icon

Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Procesi mësimor

Twisted Arrow Icon
Shkolla “Mileniumi i Tretë” punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-17 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të...

Hap pas hapi

Hap pas hapi është program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky Program realizohet në 30 vende të Botës, ndërsa në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997. Të gjitha paralelet e mësimit klasor në shkollë janë të pajisuara sipas standardeve të këtij Programi për të mundësuar: Individualizimin në mësim, Të mësuarit aktiv,
Mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar,
Mjedisin stimulues për mësim, Bashkëpunimin me familjen

Mendimi Kritik

Twisted Arrow Icon
Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit (MKLSh) është program i Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit me seli në Washington, i cili ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë reflektive, të kuptojnë logjikën e argumenteve, të dëgjojnë me vëmendje, të diskutojnë haptas dhe të bëhen individë të pavarur dhe të interesuar për të nxënë gjatë tërë jetës. Ky Program zbatohet në 28 vende të Botës, ndërsa në Kosovë ka filluar të zbatohet që nga viti 2000.

E-Mësimi - M3

e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.

Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.

misionImage

Misioni.

misionImage

Vlerat.

misionImage

Vizioni.

Për Ne

Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.

Pointing With Finger Man Animation

Planet dhe Programet Mësimore

Me poshte mund ti gjeni planet dhe programet mesimore per kalen e pare deri ne klasen e dymbedhjete

01

Klasa I

02

Klasa II

03

Klasa III

04

Klasa IV

05

Klasa V

06

Klasa VI

07

Klasa VII

08

Klasa VIII

09

Klasa IX

10

Klasa X

11

Klasa XI

12

Klasa XII

Stafi

Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Staf Image - Yllnora Gashi

Yllnora Gashi

Mësimdhënëse e Muzikës · Udhëheqëse e Departamentit të Shkathtësive

Master i Solo Këndimit

Staf Image - Agron Gashi

Agron Gashi

Mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

PhD. Letërsi dhe Studime Letrare

Staf Image - Florije Kurshumliu

Florije Kurshumliu

Asistente administrative

Asistente administrative

Staf Image - Besa Brahimi

Besa Brahimi

Mësimdhënëse e Biologjisë/Shoqëria dhe Natyra

Inxhiniere e Biologjisë; Master i Teknologjisë Ushqimore

Staf Image - Valbona Prekorogja

Valbona Prekorogja

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Baçelor i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane

Staf Image - Diellza Azizi

Diellza Azizi

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

I gjithë stafi

Aktivitete

Për të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” sot filloi viti i ri shkollor 2023/24

Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.

Më shumë

“Mirë se vini në klasën e parë! Suksese në rrugën e dijes!”

Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.

Më shumë

Diella Morina zë vendin e dytë në OMK 2024

Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.

Më shumë

Filloi viti i ri shkollor 2024-25, gëzim e emocion për nxënësit e klasave të para

Pas periudhës së pushimeve verore, kemi rihapur dyert e shkollës për t’i mirëpritur nxënësit tanë. Momenti më i veçantë i ditës së sotme ishte pritja e nxënësve të cilët filluan klasën e parë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, i takuan mësueset dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Më shumë

Mileniumi i Trete
Sponsored · 06.02.2026

𝐍𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 🏗️ Klasa II-1 pati kënaqësinë të zhvillojë një orë mësimore të veçantë, e udhëhequr nga Blerta, nëna e nxënësit Agis. Në kuadër të lëndës Shkathtësi për jetë, ku po mësohen për profesionet e ndryshme, nxënësit u njohën nga afër me profesionin e arkitektit. Fëmijët mësuan si projektohen ndërtesat, cili është roli i arkitektit dhe sa i rëndësishëm është ky profesion në jetën e përditshme. Aktiviteti ishte interaktiv, i kuptueshëm dhe i mbushur me kureshtje, pyetje dhe entuziazëm nga ana e nxënësve.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮16
0 Comments2 Shares
Mileniumi i Trete
Sponsored · 05.02.2026

Mësime mbi kujdesin e dhëmbëve me klasën III-5 🦷 Nxënësit e klasës III-5 vizituan ordinancën dentare të Dr. Shpresa, nën kujdesin e së cilës mësuan shumë rreth kujdesit të dhëmbëve dhe rëndësisë së vizitave të rregullta tek dentisti. Faleminderit Dr. Shpresës dhe familjes së nxënëses Uma Zakuti për mikpritjen dhe mundësinë për këtë eksperiencë praktike!

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮18
0 Comments1 Shares
Mileniumi i Trete
Sponsored · 02.02.2026

𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈ Në kuadër të angazhimit për avancimin e cilësisë në shkollë, u mbajt një punëtori me menaxhmentin e lartë dhe të mesëm, gjatë së cilës u trajtuan disa çështje kyçe për zhvillimin institucional. Punëtoria u fokusua në hartimin dhe diskutimin e një Udhëzuesi praktik për mbështetjen e mësimdhënësve të rinj, rolin e udhëheqësit të departamentit në mentorimin e mësimdhënësit të ri dhe në prezantimin e risive në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, me synim rritjen e profesionalizmit dhe transparencës. Po ashtu, u diskutua vlerësimi i jashtëm i nxënësve dhe mënyrat se si rezultatet e tij mund të shërbejnë për përmirësimin e mësimdhënies dhe të arritjeve të nxënësve. Përveç këtyre, u shtjelluan edhe tema të tjera me rëndësi për funksionimin e shkollës, duke u dakorduar hapa konkretë për zbatim dhe koordinim më të mirë ndërmjet niveleve të menaxhmentit.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮61
1 Comments8 Shares

Na kontaktoni

Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje