𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦: 𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐡𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫 “𝐒𝐡𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈” 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐞 Sot,klasat e pesta realizuan me shumë përkushtim aktivitetin humanitar “Shesim që të dhurojmë”, një nismë që organizohet çdo muaj në shkollën tonë. Nxënësit përgatitën produkte të ndryshme ushqimore me një qëllim të vetëm, të ndihmojnë dhe të dhurojnë për ata që kanë nevojë. Të gjitha mjetet e grumbulluara kësaj radhe do të shkojnë në mbështetje të Down Syndrome Kosova. Ky aktivitet vazhdon të jetë një dëshmi e bukur e solidaritetit, bashkëpunimit dhe edukimit të fëmijëve me vlerat e humanizmit dhe empatisë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme! 🤍
Më shumë →






