
Mjellma Brovina
Anëtare
Nuk ka vende të lira për regjistrim në klasën e parë deri në vitin shkollor 2028/29. Ju lutem plotësoni formularin dhe qëndroni në pritje për regjistrimet për vitin shkollor 2028/29.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.
e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.
Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.
Zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.
Me shumeQëllimi i shkollës është të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë.
Me shume1. Përgjegjësia – Ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, pranojmë kur dështojmë në standardet tona, dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën nga vetja.
2. Mendimi kritik – Ne zbatojmë dhe inkurajojmë të menduarit në mënyrë kritike për problemet e botës. Ne i mësojmë nxënësit si të mësojnë dhe të jenë analitikë në mënyrë që ata të mund të dalin në botë si nxënës gjatë gjithë jetës për të zgjidhur problemet e Shekullit 21.
3. Individualizmi – Ne inkurajojmë njerëzit ta përqafojnë veten e tyre të vërtetë dhe të ndajnë veçantinë e tyre me botën që i rrethon.
4. Puna në grup – Të gjithë ne jemi një ekip. Punojmë së bashku, sepse e dimë që mund të arrijmë më shumë bashkë, sesa si individë.
5. Respekti – Ne respektojmë të drejtën e njëri -tjetrit për siguri dhe dinjitet në shkollë. Ne flasim me qetësi, mirësjellje dhe qytetërim.
6. Ndershmëria – Ne e vlerësojmë ndershmërinë gjatë komunikimit me të tjerët. Testi real i ndershmërisë është kur duhet të pranojmë gabimin.
7. Ndryshimi i guximshëm – Ne besojmë se ndryshimi mund të jetë një mundësi pozitive për krijimin e vetvetes, shkollës e shoqërisë më të mirë duke u përballur guximshëm me sfidat dhe duke përkrahur njëri -tjetrin në momente të vështira në mësimet për jetën.
8. Reflektimi – Ne e vlerësojmë reflektimin si një mënyrë që të përmirësohemi. Ne mendojmë e analizojmë veprimet tona dhe shohim se si të përmirësohemi herën tjetër.
9. Pritshmëritë e larta – Ne kemi pritshmëri të mëdha nga vetja dhe besojmë se jemi të aftë të arrijmë më shumë sesa kemi synuar me të ardhur në këtë shkollë.
10. Udhëheqja – Ne përpiqemi të bëhemi udhëheqës të së nesërmes duke praktikuar udhëheqjen në komunitetin tonë shkollor sot.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.
Më poshtë mund t'i gjeni planet dhe programet mësimore për klasën e parë deri në klasën e dymbëdhjetë
01
Klasa I
02
Klasa II
03
Klasa III
04
Klasa IV
05
Klasa V
06
Klasa VI
07
Klasa VII
08
Klasa VIII
09
Klasa IX
10
Klasa X
11
Klasa XI
12
Klasa XII
Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Anëtare
Udhëheqëse e Administratës dhe Financave në KEC

Mësimdhënëse e Edukatës Fizike dhe Sporteve
Profesoreshë e Kulturës Fizike dhe Sporteve

Zëvendës Drejtoreshë për klasat X-XII
Master i Edukimit - Mësimdhënie dhe Kurrikulë-PhD Candidate

Mësimdhënëse e Biologjisë
Baçelor: Biologji e përgjithshme

Mësimdhënëse e Gjeografisë
Profesoreshë e Gjeografisë

Asistente administrative
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, u mbajt një program festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes valleve, këngëve, recitaleve dhe interpretimeve artistike, nxënësit sollën emocione të veçanta dhe përcollën frymën e dashurisë për atdheun. Atmosfera festive, energjia e nxënësve dhe përkushtimi i mësimdhënësve e bënë këtë program një kujtim të bukur për të gjithë të pranishmit. Falënderojmë secilin që kontribuoi në realizimin e këtij programi dinjitoz, duke nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë.
Më shumë
Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.
Më shumë
Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.
Më shumë
Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.
Më shumë

“𝐒𝐡𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈” 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐢 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈𝐧 𝐞 𝐬𝐨𝐥𝐢𝐝𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mbajt aktiviteti humanitar “Shesim që të dhurojmë”, i organizuar nga Shkolla “Mileniumi i Tretë” në partneritet me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Nën moton “Fëmijët për Fëmijët”, iniciativa këtë herë u hap për publikun në zemër të kryeqytetit, duke sjellë së bashku nxënësit, prindërit, qytetarët dhe stafin e shkollës në një aktivitet me qëllim mbështetjen e fëmijëve në nevojë. Pjesë e aktivitetit ishin nxënësit e klasave të treta, gjimnazistët dhe stafi i shkollës, të cilët përgatitën dhe shitën ushqime, punime artistike, byzylykë, çanta dhe produkte të ndryshme kreative, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët në nevojë. Përveç aspektit humanitar, aktiviteti solli edhe atmosferë festive përmes pikave muzikore dhe artistike të realizuara nga Zjarr Bujari, nxënëset e shkollës Rea Sejdiu dhe Riga Mehmeti, Lekë Gjurgjiali, Ylli dhe Elioni nga Organizata Zë. “Shesim që të dhurojmë” dëshmoi edhe një herë se kur fëmijët udhëhiqen nga empatia dhe dëshira për të ndihmuar, ata mund të bëhen shembull i fuqishëm i solidaritetit dhe përkujdesjes për komunitetin.
Më shumë →

Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje