5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës dhe Bullizmit në Shkollë, përfshirë Cyberbullying Në shenjë të kësaj dite, në shkollën tonë u zhvilluan aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese me nxënësit e klasave I-V, në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet psikologes së shkollës dhe mësimdhënëseve. Përmes lojërave interaktive, aktiviteteve simbolike dhe lojës me role, nxënësit reflektuan mbi rëndësinë e empatisë, respektit, pranimit të dallimeve dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit, duke mësuar të dallojnë shakanë nga bullizmi dhe të reagojnë me përgjegjësi ndaj tij. Besojmë se një shkollë e sigurt dhe miqësore ndërtohet çdo ditë, përmes kujdesit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të të gjithë komunitetit shkollor.
Më shumë →







