ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

DRENI , SKIJATORI 14-VJEÇAR QË PREKU SUKSESIN

DRENI , SKIJATORI 14-VJEÇAR QË PREKU SUKSESIN

Dren Spahiu, djaloshi me flokët kaçurrela, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Mileniumi i Tretë” ka prekur një sukses, përveç të qenit i shkëlqyeshëm në mësime, atë të qenit kampion skijimi.

Rrugëtimin e tij e filloi nё moshёn 11-vjeçare duke skijuar pёr herё tё parё nё sezonin e fundit tё vitit 2015. Sezonin e  parё tё vitit 2016 Dreni e kishte garёn e parё tё cilёn e pёrfundoi suksesshëm, duke zënë vendin e dytё. Ky sukses ishte motiv për të që të vazhdojë tutje e një ditë të jetë i pari i garës, pavarësisht faktit se ata që e rrethonin në çdo garë ishin shumë të përgatitur.

Gjatë periudhës tremujore tetor-nëntor-dhjetor tё vitit 2018 bëri ca përgatitje nё Austri bashkë me trajnerin Kushtrim Deva. Kjo përvojë Drenin e ndihmoi shumë, pasi përreth kishte skijatorët më të mirë të Evropës. Tashmë ai mban titullin e më të mirit skiator jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Medalje të arta Dreni ynë ka fituar edhe në Maqedoni.

Worl Cup është synim i tij. Urojmë që kjo ëndërr t’i bëhet realitet!