Sot, në matematikë, llogaritëm diçka që nuk matet me numra… 🫶 Në vend të formulave dhe ushtrimeve, nxënësit e klasave të gjashta u ndalën te një tjetër formë “llogaritjeje“: të shprehin mirënjohjen, respektin dhe vlerësimin për njerëzit që çdo ditë kontribuojnë në jetën e shkollës sonë. Përmes letrave dhe fjalëve të mira, ata falënderuan menaxhmentin, mësimdhënësit, administratën, stafin teknik, kuzhinierët, si dhe të gjithë ata që, me përkushtimin dhe punën e tyre, e bëjnë shkollën tonë një vend më të mirë. Sot mësuam se matematika nuk është vetëm ajo që llogarisim me mendje, por edhe ajo që mund ta shumëfishojmë me zemër: respektin, mirësinë dhe dashurinë.
Më shumë →







