ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

LIGJËRATË NGA STOMATOLOGIA VJOSA HAMITI

LIGJËRATË NGA STOMATOLOGIA VJOSA HAMITI

Vjosa Hamiti, prinde e shkollës, sot mbajti një ligjëratë para nxënësve tanë. E ftuar nga mësimdhënësja e Biologjisë, Arta Shala, në kuadër të temës së planifikuar për këtë kohë, ajo foli rreth shëndetit oral përgjithësisht. Një ligjëratë e tillë nga një specialiste e fushës ngjalli interesimin e fëmijëve. “Shëndeti oral është me shumë rëndësi për shëndetin e përgjithshëm të individit”, theksoi ndër të tjera zonja Hamiti. Ndërkaq nxënësit e klasës së shtatë dhe të nëntë morën mjaft këshilla e informacione lidhur me mirëmbajtjen e dhëmbëve. Shkolla shpreh falënderimin për stomatologen Vjosa Hamiti!