Në këtë fillimjavë nxënësit tanë nga klasa VI-IX matën qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë përmes aktivitetit sportiv Krosi pranveror. Gara u mbajt në Gërmi, organizuar nga mësimdhënësit e Edukatës Fizike në kuadër të Departamentit të Shkathtësive. Pas përfundimit të aktivitetit, u ndanë medalje për fituesit në kategorinë e vajzave dhe të djemve. Nxënësit u kënaqën edhe me lojërat e ndryshme që zhvilluan në natyrë.