ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Fjala e rastit për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Fjala e rastit për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

E nderuar drejtoreshë e shkollës, znj. Afrore Lila, të nderuar prindër, ju të respektuar mësimdhënës, nxënës të dashur, të gjithë ju të pranishëm,

Mirë se keni ardhur në këtë organizim festiv për nder të 10-Vjetorit të shtetësisë së Kosovës!

Shkurti i ftohtë i dhjetë viteve më parë neve na pati ardhur aq i ngrohtë, duke vulosur një herë e përgjithmonë rilindjen tonë, duke mbyllur faqen e rëndë dhe të vështirë të historisë sonë e cila brenda mban shumë dhimbje njerëzore dhe shkatërrime, por edhe akte dhe vepra të mëdha sublime dhe të paharrueshme. Aty gjenden edhe mijëra viktima, të gjetura e të pagjetura. Prandaj, në këtë ditë dhe në përvjetorët e pambarim të pavarësisë, falënderimi dhe përulja është për dëshmorët, për të gjithë veprimtarët e të gjithë brezave të Lëvizjes Kombëtare, popullit që rezistoi për vite me radhë kundër robërisë.

Dhe ja, tani po kremtojmë një dekadë jetë, një jubile të shtetit më të ri në Evropë, shtetit të popullit më të vjetër të saj!

Le të festojmë sot, ndërsa nesër, të gjithë t’i kthehemi punës, për Pavarësinë, për veten tonë, për familjet tona, për Kosovën.

GËZUAR 10-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS!